Futboll Seria A Sport

“KA ARDHUR FUNDI I FUTBOLLIT NË ITALI”/ Presidenti i klubit të Serisë A: Vendimi për krijimin e Super Ligës është fatal

Të shumtë kanë qenë drejtuesit e klubeve, që me deklaratat e tyre, kanë dalë kundër krijimit të Superligës Europiane. Një ndër ta është presidenti i Krotones, Xhiani Vrena. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, në lidhje me zhvillimet e fundit ai u shpreh:

“Ka ardhur fundi i futbollit në Itali. Nëse aspekti ekonomik mbizotëron në dëm të konkurrencës, bota e futbollit do të humbasë gjithë e më shumë sharmin e saj. Pas ligjit të Melandrit, klubet e vogla kanë filluar të humbasin më shumë terren. Tani ky vendim për të krijuar një Super Ligë jashtë UEFA-s mund të jetë fatal,” shtoi ai.  Klubi kalabrez që militon në Serinë A do të marrë pjesë në takimin e sotëm të Ligës.

Related posts

“SHPRESOJ QË EKIPI…”/ Ilir Daja hap letrat, por koha punon kundër Skënderbeut

F.autor

Rashford tremb “Djajtë e Kuq”, i pavendosur për të ardhmen

Sadik.Autor

KAMPIONI GRIEZMAN/ Prezanton “Kupën e Botës” dhe i dhuron 3 pikë Atletikos

Isa.Autor

Leave a Comment