Futboll Seria A Sport

SHKËMBIMI I BUJSHËM/ “Demi” Lautaro tek Barcelona, braziliani rikthehet tek Interi?

Pa ndeshje futbolli dhe emocionet që rrjedhin prej tyre, në kushte karantinimi të plotë, drejtuesit e klubeve po mendojnë për merkaton e verës. Deri në hapjen e saj mbeten akoma disa kohë, por diçka fillon të lëvizë tashmë në aksin Milano-Barcelona.

Interesi Blaugrana për Lautaro Martinez është i njohur. “Toro” është një pëlqim i Lionel Messi.

Edhe sulmuesi zikaltër do të ishte i lumtur të luante së bashku me kapitenin e kombëtares në Spanjë, pasi e ka bërë këtë me sukses tek Argjentina. Vlerësimi i bërë për të nga Interi është 150 milionë euro. Por, në kontratën e tij ekziston edhe një klauzolë prej 111 milionë eurosh, e vlefshme nga 1 deri më 15 korrik. Mbetet për t’u parë nëse zikaltrit me të vërtetë duan ta privojnë veten nga sulmuesi argjentinas apo jo.

Nga ana e saj, Barcelona ka shumë për të ofruar në këmbim, përveç pjesës ekonomike. Eric Abidal mund të vinte “në pjatë” mbase edhe Philippe Coutinho, lojtar që përfaqëson edhe sot keqardhjen më të madhe për Piero Ausilio. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, braziliani mund të kthehej në “San Siro” si trashëgimtar i Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez. Ky i fundit vendosi të kthehej te Manchester United.

Interi mund ta zëvendësojë argjentinasin me mesfushorin aktual të Bayern Munich, i cili, sipas të gjitha gjasave, nuk do të paguajë 120 milionët e kërkuara për blerjen përfundimtare, në fund të huazimit. Interi mund të rrëmbejë “po” e Barcelonës për një huazim të brazilianit, duke e bërë largimin e Lautaros më pak të dhimbshëm sesa pritej. Trajneri Conte do të gjente një lojtar të aftë në ekip, që ndërton dhe finalizon.

Related posts

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mesfushori Aleksi: Jemi fituesit në fuqi të Kupës, ja pse besoj te mbyllja perfekte e sezonit

Delo.autor

PLAS TEK SPANJA/ “Rivaliteti” REAL-BARÇA: Shikoni si ENRIQUE pret RAMOS (VIDEO)

Isa.Autor

Copa Libertadores/ Spektakël në Boca-River, barazimi ME GOLA lë gjithçka të hapur

Isa.Autor

Leave a Comment