Futboll Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Investime të kujdesshme në merkato, Maldini dhe Masara me sytë nga “Pogba i ri”

Buxheti i Milanit për merkaton e verës nuk është i pakufizuar, megjithatë pronarët kanë dhënë miratimin e tyre për të përforcuar ekipin siç është bërë në çdo hapësirë transferimesh në vitet e fundit.

Paolo Maldini dhe Frederik Masara do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me investimet. Drejtorët e dinë se do të jetë e mundur të shpenzohen, sigurisht, por jo shuma astronomike. Dhe, mbi të gjitha, paratë do të duhet të investohen në lojtarë që mund të garantojnë një të tashme dhe të ardhme për Djallin.

Një nga këta, siç raportohet nga “goal.com”, është Lukas Gurna-Duat, i lindur në 2003, xhevahir i Sent-Etienit që me siguri do të shitet. Kjo sepse, të gjel brit kanë probleme ekonomike serioze duke rrezikuar edhe falimentimin, ndaj e gjejnë veten të detyruar të sakrifikojnë pjesë të çmuara të skuadrës.

GurnaDuat është një mesfushor qendror me origjinë nga Republika e Afrikës Qendrore, i gjatë 185 centimetra dhe në Francë është krahasuar me Pol Pogbanë, edhe pse ka më tepër karakteristika mbrojtëse sesa ish-lojtari i Juventusit, aktualisht te Mançester Junajtidi.

Related posts

Ancelotti “zbardh projektin” për titullin kampion, shfrytëzon miqësinë me ish-madrilenin

Isa.Autor

NBA/ LeBron James paralajmëron rivalët: Sezonin tjetër, Lakers më të fortë se këtë vit

Delo.autor

Paqja duket larg/ Ja debati i nxehtë mes Mourinhos dhe Paul Pogbasë

Isa.Autor

Leave a Comment