Futboll La Liga Sport

“SERGIO RAMOS E DI SITUATËN”/ Fjalët e presidentit Perez e largojnë mbrojtësin spanjoll nga Madridi

E ardhmja e Serxho Ramosit duket gjithmonë e më shumë larg Realit të Madridit. Pas deklaratave të presidentit Florentino Perez në dy ditët e fundit, duket se kapiteni i skuadrës do të largohet në fundin e sezonit. “Serxho e di situatën. Ne nuk kemi shumë të ardhura. Duhet të mbarojmë sezonin, pastaj të vendosim”, ka thënë Perez.

Numri një i klubit ka lënë të kuptohet se nuk do ta rinovojë kontratën. Perez thotë se ai duhet të pranojë uljen e pagës, ashtu si gjithë të tjerët në këtë situatë shumë vë vështirë ekonomike. Vetë lojtari nuk ka ndërmend të tërhiqet, por do që të rinovojë me kushtet e tij. Madrilenët nga ana tjetër kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin David Alaba dhe ai duket se do të jetë pasardhësi i Ramosit.

Mbrojtësi madrilen ka nisur që të stërvitet me topin në fushën e lojës dhe mund të japë kontribut në këtë fund sezoni me skuadrën e Realit të Madridit. Trajneri Zinedin Zidan e vlerëson si një lojtar të rëndësishëm, pavarësisht gjithçkaje që do të ndodhë me kontratën e tij. Eksperienca e spanjollit është me vlerë dhe ai mund ta udhëheqë skuadrën drejt triumfit në Europë dhe në La Liga.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Rekord botëror në 100m shpinë nga notarja amerikane Baker (VIDEO)

Sadik.Autor

TRIUMFUAN NDAJ TOTTENHAM/ Liverpool vendos rekord historik në Premier

Delo.autor

Arsyeja e madhe përse Leon Goretzka i tha po Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment