Futboll Sport

KËRKON NJË EKSPERIENCË TË RE/ Stramaccioni, ofertë tronditëse për t’u kthyer në stol

Andrea Stramaccioni mund ta rifillojë karrierën e trajnerit nga Katari.

Ish-trajneri i Inter-it mësohet të ketë marrë një ofertë tronditëse nga vendi që do të organizojë Botërorin në vitin 2022. Sipas calciomercato.com, në ditët e kaluara është zhvilluar edhe një takim i parë me menaxherin e tij, Federico Pastorello.

Trajneri po vlerëson mundësinë për të provuar një tjetër eksperiencë në Lindjen e Mesme, pas asaj në drejtim të iranianëve të Esteghlal, ku ka kthyer ekipin në vendin e parë pas gjashtë vitesh.

Ish-tekniku i Inter-it është i tunduar edhe nga ideja për t’u përballur me trajnerë të nivelit të Xavi-t dhe Laurent Blanc.

Futbolli është në rritje në Katar dhe Stramaccioni, bashkë me trajnerët e tjerë, do të kontribuonte në këtë evoluim të rëndësishëm të vendit.

Mbetet për t’u kuptuar se cila skuadër e kërkon dhe çfarë oferte i është bërë, edhe pse është e lehtë të imagjinohet se do të jetë e rëndësishme.

Related posts

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Napoli rikthehet tek fitorja, Balotelli shënon golin e parë

Delo.autor

SHKËLQEN NË FUSHË ME “ZIKALTËRIT”/ Nga sulmi tek lideri, mbrojtësi Skriniar i bën të gjitha tek Inter

Delo.autor

NJË SEZON PËR KORNIZË/ Kumbulla: Më duket si ëndërr, nga ndeshja e parë te fitorja me kampionët

Delo.autor

Leave a Comment