Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United me sytë nga Italia, nis bisedimet për yllin e Fiorentinës…

Manchester United ka mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë në përbërje, por përsëri nuk bind. Harry Maguire ka patur një formë të dobët, ashtu si Lindelof dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga merkatoja, konkretisht në Itali.

“Red Devils” pëlqejnë shumë Nikola Milenkovic, me të cilin kanë nisur së fundmi edhe bisedimet. Drejtuesit anglezë kërkojnë që fillimisht të bindin agjentin e mbrotjësit dhe më pas të flasin me Fiorentinën.

Siç thuhet në mediat angleze, në rast se bisedimet me agjentin e Milenkovic shkojnë siç duhet, Manchester United ka përgatitur një ofertë prej 43 milionë eurosh për të bindur Fiorentinën. Milenkovic ka spikatur prej kohësh në Serie A, ku është edhe një ndër mbrojtësit më të kërkuar në merkato.

Related posts

Masteri i Montekarlos, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

Sadik.Autor

Sonte një finale mes Lazios dhe Interit, bardhekaltërit duan të heqin “tradhëtarin”

Sadik.Autor

NDESHJE E ÇMENDUR/ Supergol nga Batha, Torassa shkelmon Kukësin

F.autor

Leave a Comment