Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E PIRLOS/ Ylli i Juventusit gati të bashkohet me Everton në Premier League, ja emri…

Juventusi ka zhvilluar një sezon shumë të dobët deri më tani, ndoshta më i dobëti i 10 viteve të fundit. Reparti më i kritikuar në ekipin bardhezi ka qenë mesfusha, ku emra si Ramsey, Arthur apo Rabiot nuk kanë bindur.

Francezi duket se është i pari që do të largohet në verë dhe ka bërë valixhet gati. Rabiot u mor me bujë nga PSG me parametra zero, por ka qenë një dështim total në Torino dhe tashmë ai po përgatitet për një transferim në Premier League.

Mesfushori pëlqehet nga Carlo Ancelotti, i cili e mirëpret me tek Everton. Edhe Rabiot tërhiqet nga ideja për një kalim në Premier, por problemi i vetëm mbetet nëse dy klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi Juventus nuk kërkon ta largojë francezin për një ofertë të ulët. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet mes drejtuesve.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ SHAQIRI nuk ndalet, Salah kalon në avantazh Liverpoolin (VIDEO)

Isa.Autor

ZGJEDH DOREZAT E BOKSIT PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Evan Holyfield, djali i legjendës në gjurmët e të atit

Delo.autor

Lamela tregon makthin: Mendova se nuk do të luaja më futboll

Q.Autor

Leave a Comment