Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter me objektiv të qartë, “Zikaltërit” presin thesar nga huazimet

Një ndër objektivat e Interit për merkaton e ardhshme është një arkëtim sa më i rëndësishëm nga lojtarët aktualisht në huazim. “La Gazzetta dello Sport” është përpjekur të dizenjojë strategjitë e mundshme zikaltër duke u nisur nga Zhoao Mario, për momentin te Sportingu i Lisbonës dhe me kontratën e vlefshme deri 30 qershor të 2022-shit.

Në Milano e vlerësojnë jo më pak se 10 milionë euro dhe për të evituar ta humbasin me zero, shpresa është të mbyllin transferimin në fund të sezonit. Mes klubeve të interesuara, edhe Sevija dhe Betisi. Për qëndrimin e Raxha Naingolanit te Kaljari do të nevojitet shpëtimi i klubit sard apo një shkurtim i pagës së belgut, në pronësi të Interit edhe për një sezon. Edhe në këtë rast drejtuesit interistë po shpresojnë të gjejnë së shpejti një rrugë, kështu si për Dalbert Henriken, mbrojtësin e majtë të huazuar te Ren që vështirë se do t’u paguajë milanezëve çekun prej 12,5 milionë eurosh për shlyerjen.

Është prej 12 milionë eurosh, ndërkohë, çmimi i kartonit të Valentino Lazaros, sot te Borusia Mynshengladbah që gjithashtu nuk shikon si opsion parësor blerjen. Kapitulli Federiko Dimarko: shlyerja nga Verona do t’i siguronte Interit 6,5-10 milionë euro, megjithatë nuk përjashtohen skenarë të rinj. Në “Appiano” po ndjekin me kujdes paraqitjet e anësorit me vitlindje 1997 dhe një vlerësim mbi qëndrimin e tij do të merret shpejt. Nuk duhen harruar as Endrju Gravilon (sot te Lorent, vlen 6 milionë euro) dhe portieri Mikele di Gregorio, te Monza dhe i vlerësuar rreth 5 milionë euro.

Related posts

Ka edhe kështu: dëshiron të ikë nga PSG për të shkuar te Besiktas

Sadik.Autor

Lionel Messi, më i miri në Champions League

Q.Autor

CHAMPIONS/ Napoli dy “shtiza” kampionëve të Europës

Delo.autor

Leave a Comment