Futboll Sport

HABIT ME DEKLARATËN/ Myler: Ndaj PSG-së duhej të kishim fituar me rezultatin… 6-3

Ishte një gol që mund të kishte rezultuar dhe mund të rezultojë jetik për Bajernin e Mynihut. Tomas Myler nuk fali duke barazuar shifrat në 2-2 pas një krosimi të Kimish. Edhe pse në fund ai gol vlejti pak për skuadrën e tij, Myler u shpreh se në ndeshjen e kthimit skuadra e tij duhet të shënojë shumë gola për të besuar te një kualifikim.

“Tani duhet vetëm të shënojmë sa më shumë gola. Askush nuk do të ankohej nëse rezultati final do të ishte 5-3 ose 6-3 për ne. Tani duhet të japim gjithçka nëse duam të jemi në turin tjetër.

Sot (dje) bëmë shumë gjëra gabim, por kjo nuk na ndihmon fare tani, kokën lart dhe mendjen te sfida e ardhshme në kampionat”, tha mesfushori gjerman që ishte një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e tij.

Related posts

Dy muaj me 10 ndeshje pa fitore, rrezikohet pozita e Spallettit

Q.Autor

ARTURO VIDAL LARG SPANJËS/ Mesfushori i Barcelonës mbërrin në Milano, priten vizitat mjekësore tek…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Covid-19 “i bën kosh” NBA-së, 16 basketbollistë rezultojnë të infektuar

Delo.autor

Leave a Comment