Bundesliga Futboll Sport

KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Rummenigge: Nuk e di nëse Ceferin do ta falë Agnelli. Champions-i i ri është zgjidhja

“Futbolli i vërtetë ka fituar, atë që duam të gjithë”. Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, i nominuar së fundi në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, foli në “Tuttosport” për ‘tërmetin” e shkaktuar nga Superliga, duke shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve dhe çfarë mund të ndodhë tani e tutje: “Unë jam një njeri i dialogut dhe jo i luftës. Kjo është arsyeja pse Ceferin më kërkoi të ndihmoja”.

Tensioni – “Unë kam parë shumë gjëra në botën e futbollit, nuk kanë qenë ditë të lehta, por e rëndësishme është që ajo ka mbaruar. Ferran Soriano nga Manchester City ka kërkuar falje, po ashtu edhe klube të tjera të përfshira. Ato kanë gabuar shumë, por kjo nuk ka më rëndësi”.

Ceferin – “Ai nuk do t’i mbyllë dyert, por nuk e di nëse do të jetë në gjendje të bëjë paqe me Agnelli. Ai është shumë i zhgënjyer, megjithëse Superliga kishte 12 ekipe, jo vetëm një. Unë nuk kam folur me presidentin e Juves, nuk është koha për këtë. Sigurisht, do të bisedoj me të dhe do të dalim nga kjo së bashku”.

PSG – “As ne dhe as parizienët nuk e donim Superligën. Ajo nuk do të kishte rregulluar asgjë, vetëm do të dëmtonte. Liga e re e Kampionëve është zgjidhja. Ne e dimë që tani faza e grupeve është e mërzitshme, por gjithçka do të ndryshojë. Për mua, po, klasifikimi përmes meritës sportive është i shenjtë”.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E PIRLOS/ Ylli i Juventusit gati të bashkohet me Everton në Premier League, ja emri…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Shkëmbi: Po i humbim ndeshjet vetë, duhet të…

Delo.autor

Emre Can: I gatshëm të jap gjithçka për skuadrën e Livepool-it

Q.Autor

Leave a Comment