Futboll Sport

KRISJE ME MILANIN/ Dy skuadrat e mëdha europiane në gjurmët e Romanjolit

Alesio Romanjoli është afër arritjes së 220 paraqitjeve me fanellën e Milanit, megjithatë e ardhmja e tij në dilemë për sa i përket qëndrimi me kuqezinjtë. Për momentin ai është i dëmtuar në pulpë dhe kthimi i tij për ndeshjen kundër Sampdorias duket i vështirë. Gjatë sezonit kontributi i tij ka qenë në nivel mesatar e me sa duket edhe drejtuesve po i soset durimi duke pritur që të bëjë hovin cilësor.

romagnoli
I ardhur te “Djalli” për 25 milionë euro gjashtë sezone më parë, ai konsiderohej si e ardhmja e prapavijës jo vetëm në klubin aktual, por edhe për kombëtaren italiane. Vitet kanë kaluar dhe Romanjoli, tashmë 26-vjeçar, vazhdon të qëndrojë në kufirin mes një talenti potencial dhe një kampioni. 28 paraqitjet sezonale gjatë këtij sezoni nuk kanë pasur rendiment fort të lartë, ndaj mjaftoi dëmtimi i tij i kombinuar me ardhjen e Tomorit për ta humbur vendin në formacion.

DILEMAT – Sidoqoftë, duke përfituar nga kjo kohë ndalese për ndeshjet e kombëtareve, ai së bashku me agjentin e tij Mino Raiola, po merren me dialogët paraprakë për rinovimin e kontratës (skadon pas një viti), e cila për momentin nuk duket aq e sigurt. Kapiteni kërkon 6 milionë euro, pretendim i cilësuar si shumë i lartë nga ana e klubit. Nëse rrethanat nuk ndryshojnë ndjeshëm, ka shumë mundësi që mbrojtës të përfundojë gjatë kësaj vere në merkato, ndërkohë që nga Spanja bëjnë të ditur se Barcelona po e ndjek me interes zhvillimin e ngjarjeve.

Edhe Atletikoja e Madridit i Diego Simeones, ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj paraqitjeve të Romanjolit. Dy spanjolleve u shtohet edhe Juventusi, i cili në fund të vitit mund t’i japë duart Xhorxho Kielinit, që po përjeton një sezon plot lëndime teksa ka edhe një moshë që mund ta penalizojë në planet e klubit që nuk i ka rinovuar ende kontratën në skadencë.

Related posts

9 FITORE E 1 BARAZIM ME “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer merr sinjalin e parë, ja detyra “ekstra” që i ngarkohet

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Shaqiri me një asist “MAGJIK”, Jota përmbys West Ham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

HOLANDË-NORVEGJI/ Van Dijk: Dëmtimi i trajnerit nuk është se na ka penguar në përgatitjet tona

Delo.autor

Leave a Comment