Futboll Sport

ZHVILLIMET FINANCIARE/ Milan zyrtarizon marrëveshjen multimilionere me sponsora gjigant

Klubi italian i Milanit dhe gjiganti gjerman i automobilave “BMW” kanë nënshkruar marrëveshje shumëvjeçare bashkëpunimi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shoqëria milaneze, e cila ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për mediat partneritetin e ri me kompaninë me qendër në Shtutgart.

Sipas asaj që bëhet e ditur, “BMW”, do të integrohet plotësisht në aspektin komercial dhe sportiv të “Djallit”, duke siguruar shfaqjen e produkteve, ekspozimin ndaj aseteve digjitale dhe fizike të klubeve, si edhe mundësi për të zhvilluar përmbajtje tërheqëse të markës. Partneriteti i ri gjithashtu do t’i sigurojë Milanit akses në teknologjinë e “BMW”-së dhe zgjidhje të reja të lëvizjes, të cilat gjithashtu do të vihen në dispozicion të lojtarëve dhe stafit të ekipit të parë të burrave.

MALDINI NË DUBAI – Ndërkohë që në prezantimin e akordit me “BMW” është marrë presidenti Skaroni. Maldni ndodhej në Dubai nga ku është kthyer vetëm pasditen e djeshme. Ai ka qenë në shtabin e përgjithshëm të kompanisë ajrore “Emirates” me të cilën Milani ka një kontratë sponsorizmi që prej sezonit 2010-’11, ndërkohë që rinovimi i fundit është bëri deri në vitin 2023. Së bashku me drejtorin kanë qenë edhe disa krerë të tjerë me peshë si shefi i financave Kaseper Stilsvig dhe drejtori i sponsorizimeve, Maikel Otëll. Trojka kuqezi është takuar me Tim Klark, president në fuqi i “Emirates” me të cilin janë diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi

PËRFSHIRJE – Siç dihet, Paolo Maldini është drejtor i sektorit sportiv dhe jo i atij tregtar ndaj prania e tij në Dubai me shefat e financave të klubit mund të shikohen nga dy pikëpamje. Fillimisht nuk duhet harruar popullariteti dhe vlerësimi që e shoqëron legjendën kuqezi, i cili ka vendosur të takohet personalisht me kreun e “Emirates”-it. Në anën tjetër është përfshirja gjithmonë e më e madhe e Maldinit në çështjet strategjike të “Djallit” sepse siç dihet, aspekti ekonomik është një nga prioritet e Milanit duket qenë se të ardhurat janë të njëjta me ato të dy dekadave më parë. Këtë e dëshmojnë edhe zgjedhjet në merkato të legjendës, që në bashkëpunim me klubin, është orientuar drejt futbollistëve me potencial të lartë, por me kosto të përmbajtura.

Related posts

Klopp gëzon tifozët disa ditë para finales së Champions League

Sadik.Autor

SENSUALE DHE JOSHËSE/ Chicharito Hernandez “SHËNON GOL” jashtë fushe (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Real Madrid nuk ndalet me goditjet, kërkon të marrë mesfushorin e Bayern…

Delo.autor

Leave a Comment