Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Atletico triumfon “manita” dhe nuk lëshon kreun, Sevilla bën detyrën dhe hipotekon Champions

Atletico Madrid është rizgjuar! Edhe pse me mungesa, skuadra e Simeones ka arritur që të shkatërrojë Eibar me rezultatin e thellë 5-0.

Protagonistët e ndeshjes me nga dy gola ishin Correa dhe Llorente, ndërsa në mes për të plotësuar rezultatin e thellë la gjurmë edhe Ferreira-Carrasco.

Me këtë sukses, skuadra “colchoneros” largon pak fantazmat pas tij, duke qenë se Reali dhe Barcelona janë aty.

Sakaq, vazhdon ende të ëndërrojë Sevilla. Me suksesin sot në fushën e Real Sociedad me rezultatin 2-1, skuadra andaluziane thuajse ka hipotekuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin tjetër, por ende shpreson se gjithçka mund të ndodhë, me kreun 6 pikë larg.

Related posts

FITORJA E NAPOLIT/ Rrahmani për golin kundër Udineses: E falënderova Koulibalyn

Delo.autor

Florentino Perez përgatit blerjen 300 milionëshe

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR KALIMIN E “PLESHTIT” TEK PSG/ Marquinhos “ndez” ëndrrat e tifozëve: Të shohim se çfarë do të ndodhë…

Delo.autor

Leave a Comment