Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester United mposht Burnley, Greenwood “HERO” me dopietë

Mançester Junajtid arrit të marrë një fitore 3-1 përballë skuadrës së Bërnlejt, ndeshje në të cilën shkëlqeu talenti Grinud i cili realizoi një dopietë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa ishte talenti 19 vjeçar i cili realizoi me fillimin e pjesës së dytë në minutën e 48-të të takimit duke kaluar “djajtë” në avantazh. Epërsia e Junajtid zgjati vetëm dy minuta pasi Tarkovski barazoi në minutën e 50-të të takimit. 6 minuta parafundit ishte sërish Grinud që gjeti rrjetën e golit pas një asisti të Pogbas.

Minutat shtesë rezervuan dhe një gol për sulmuesin uruguaian, Edinson Kavani, i cili realizoi golin e tij të 8 për “djajtë: këtë sezon. Me këtë fitore, Junajtid ngelet në vendin e dytë në kuotën e 66 pikëve, ndërsa Bërnlej ndodhet në zonën e ftohtë në vendin e 17-të në kuotën e 33 pikëve.

Related posts

Duro: Luajtëm 11 kundër 14 në pjesën e parë dhe fituam, skuadra e vetme në fushë ishte…

Isa.Autor

Ozil shënon golin e parë ndaj Austrisë (VIDEO)

Sadik.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Drejtori i Interit takim me klubin e Barcelonës, përcaktohet çmimi për dy “katalanasit”

Delo.autor

Leave a Comment