Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares në formë të shkëlqyer, vulos fitoren me Konkordian

Azdren Llullaku po kalon një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren e skuadrës së tij.

Ish-sulmuesi i Kombëtares, ka shënuar golin e tretë në fitoren e Konkordias në ligën e dytë në Rumani. Skuadra e shqiptarit fitoi 3-1 ndaj Aerostarit, teksa Llullaku shënoi golin e tretë në minutën e 63’, duke vulosur rezultatin në 3-1, i cili nuk ndryshoi deri në fund.

Ky është goli i dytë sezonal për Lullakun. Kujtojmë se në merkaton e janarit 33-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Vllaznia, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Related posts

ZBULON PLANET E YLLIT TË REAL MADRID/ Ish-menaxheri i sulmuesit Benzema: Kjo është ëndrra e tij

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

GJEST I MADH NGA ISH-FUTBOLLISTI/ Ndihmon vogëlushen kosovare për të jetuar

Delo.autor

Leave a Comment