Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Rroca i pandalshëm, shikoni momentin e realizimit spektakolar (VIDEO)

Vazhdon forma e mirë e mesfushorit shqiptar, Eduart Rroca, teksa këtë herë ka arritur të gjejë përsëri rrugën e golit në kampionatin turk.

Mesfushori 27 vjeçar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të të takimit, duke kaluar ekipin e tij, Instabulsporit në epërsi ndaj skuadrës së Balikersisporit. Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Rroca i cili gjendej me shpinë nga porta, godet flutrimthi për të shënuar një gol mjaft të bukur.

Në rast të një fitoreje skuadra e Rrocës do të shkonte në vend të 4-të në Ligën e Parë turke, vend ky i cili i mundëson fazën “play-off” për tu ngjitur në Superligën turke. Ky është goli i 9 për Rrocën këtë sezon ndërkohë që ka dhënë dhe 9 asist.

Kujtojmë se ndeshja midis Balikersisporit dhe Instanbulsporit momentalisht po luhet dhe pas 45 minutave lojë rezultati është 0-1.

Related posts

ISH-LOJTARI I LIVERPOOLIT/ Jamie Carragher “shpërthen”: Sarri e ka bërë skuadrën të duket si…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-Dynamo Kyiv. Rezultati 5-0

Delo.autor

“JUVENTUS IM DUHET TË JETË SI BAYERN”/ Pirlo: Dy koncepte bazë, Ronaldos i tregova oraret…

Delo.autor

Leave a Comment