Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Super “asist” nga Ylber Ramadani, Qamili tund rrjetën në derbin e shqiptarëve në Danimarkë (VIDEO)

Në Danimarkë u luajt një derbi mes shqiptarësh në Superligën vendase. Horsens i Lirim Qamilit sfidoi Veljen e Ramadanit, Mucollit e Hetemit për javën e 28-të dhe shqiptarët ishin protagonistë absolutë, për mirë dhe për keq.

Lirim Qaimili shënoi një nga golat e ndeshjes së përfunduar 3-3. Sulmuesi 1.91 i gjatë, me pasaportë shqiptare dhe daneze arriti të shënojë, falë edhe gabimit të lojtarit të kombëtares, Ylber Ramadanit. Mefushori po zotëronte një top në hyrje të zonës.

Në një moment ish-sulmuesi i Shpresave sulmon sferën dhe arrin t’ia rrëmbejë Ramadanit. më pas ai shkon drejt katërkëndëshit dhe arrin të shënojë në minutën e 52-të, duke fiksuar shifrat momentale në 3-0, para se Velje të niste ofensivën dhe të barazonte gjithçka.

Related posts

ALARMOHEN TEK TIRANA/ Ngo ndërhyn keq dhe dëmton Osmanin në stërvitje (FOTO)

Delo.autor

Ernest Gjoka: Tri pikë para Teutës, por nuk jemi ende të qetë

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Pasi dështuan me Neymar, Barcelona nisi kontaktet me lojtarin tjetër brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment