Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Liverpool. Rezultati 3-1

Mbyllet ndeshja mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

Një finale e parakohshme kjo, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me ngulm fitoren, për ta pasur më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit. 3 vite më parë, më 26 maj të vitit 2018, këto dy skuadra luanin në finalen e këtij kompeticioni, me trofeun që në fund u fitua nga madrilenët, pasi triumfuan me rezultatin 3-1.

Anglezët në një farë mënyrë do të kërkojnë hakmarrjen në ndeshjen e sotme dhe për të shpresuar të vazhdojnë më tej, me objektiv fitimin e trofeut në fund, pasi në kampionat nuk po kalojnë një moment të mirë. Të dy skuadrat vijnë në një formë shumë të mirë në këtë ndeshje, teksa kanë fituar 3 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.

 

LIVE| Real Madrid-Liverpul 3-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 65/ Real Madrid dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Junior Vinicius.

MINUTA 51/ Liverpool ngushton shifrat me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 36/ Real Madrid dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Marco Asensio.

MINUTA 27/ Real Madrid kalon në avantazh me golin e shënuar nga Junior Vinicius.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Urim special për boksierin e njohur, edhe Noizy bashkohet me festën e ringut

Isa.Autor

“SHIHEMI SË SHPEJTI”/ Benzema surprizon të moshuarën 100 vjeçe, i dërgon fanellën e tij si dhuratë (FOTO)

Delo.autor

Pogba shënon golin e parë ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment