Shqipëri Sport

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi. Rezultati 1-0

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të arritur në finale, ku më pas do kërkonin me çdo kusht trofeun. Si Laçi ashtu edhe Vllaznia, këtë sezon po luftojnë edhe në kampionat mes tyre për fitimin e titullit kampion. Kurbinasit vijnë në këtë ndeshje, pas një periudhë shumë të mirë, pasi nuk njohin fitore prej 3 ndeshjesh dhe do të kërkojnë sot të rikthehen te triumfi.

Skuadrat janë përballur 55 herë mes tyre në histori, ku shkodranët kanë 26 fitore kundrejt 23 fitoreve të Laçit dhe 6 ndeshje janë mbyllur në barazim.

 

LIVE/ Vllaznia – Laçi 1-0

Hoxhaj 21′

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Provon Mazrekaj me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet nga portieri Zogoviç.

88′ Tjetër zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës Dilaver, vendin e tij e merr Sise.

85-87′ Numër rekord kartonësh të verdhë, ndëshkohen edhe Zogoviç, Ignjatoviç dhe Kaleziç.

83’ Shehu lëviz bukur nga e majta dhe provon një krosim në zonë, por Kaleziç bllokon gjithçka.

76’ Provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, Mentor Mazrekaj, por pret pa asnjë problem Zogoviç.

75′ Bytyçi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

74′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Hoxhaj, vendin e tij e merr Kaleziç.

67′ Pranë golit të dytë Vllaznia me Ardit Hoxhajn, gjuajtja e sulmuesit vlonjat brenda zonës, shkon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Sherri.

66′ Shkodranët kërkojnë të menaxhojnë rezultatin, kurbinasit e Duros hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit.

64′ Zëvendësim edhe te Vllaznia, largohet braziliani Da Silva, në fushë Arsid Kruja.

63′ Zëvendësim te Laçi, largohet Musta, vendin e tij e merr Harmon Van Dejv.

60′ Marku provon me një goditje nga distanca, por ndalet nga portieri Alen Sherri.

58′ Shkon në 7 numri i të ndëshkuarve me karton të verdhë, ndëshkohet edhe Herald Marku.

55′ Musta  është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

48′ Te Vllaznia, protestojnë për një top të kthyer me këmbë nga Ignjatoviç, që kontrollohet me dorë nga portieri Sherri, por për gjyqtarin Xhaja gjithçka e rregullt.

46′ Starton pjesa e dytë! Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Lushkja, vendin e tij e merr Mazrekaj.

Mbyllet pjesa e parë! 

43′ Ardit Hoxhaj harkon një top të rrezikshëm nga e djathta, por largon kërcënimin me kokë Renato Malota.

40′ Harris Dilaver është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

32′ E pabesueshme çfarë humbet Da Silva, me portën e boshatisur. Nuk iu besojnë sytë shkodranët. Pas asistit të Ardit Hoxhajt, braziliani ka bërë më të vështirën, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

30′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Mevlan Adili për ndërhyrje të gabuar ndaj Bytyqit.

27′ Shehu provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por grushton në vështirësi portieri Zogoviç.

26′ Asnjë rast i rrezikshëm nga ana e kurbinasve në këto minuta.

21′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Pas një harkimi nga këndi nga ana e Da Silvës, sulmuesi Ardit Hoxhaj, godet saktë me kokë, duke kaluar në avantazh shkodranët. Vlonjati fiton me mjaft zgjuarsi duelin me kapitenin Ignjatoviç. Shpërthen në festë skuadra e Brdariç. 

21′ Vllaznia fiton goditjen e parë nga këndi, me anë të Fjoart Jonuzit.

17′ Gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje për Vllazninë, por pamjet tregojnë se asistenti ka gabuar, pasi Marku mbahet në lojë nga Musta.

15′ Tjetër karton i verdhë në pak minuta, ndëshkohet edhe mbrojtësi Renato Malota për ndërhyrje të gabuar ndaj Da Silvës.

12′ Duele të ashpra në mesfushë, Regi Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Da Silvës.

10′ Start i qetë, me të dyja skuadrat që tregohen të kujdesshme në vendosje, shkodranët disi më kërkues, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

7′ Dilaver kombinon bukur me Da Silvën brenda zonës, por vendimtare ndërhyrja e Ignjatoviç, i cili largon rrezikun në rivënie anësore.

3′ Ardit Krymi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

1′ Ka startuart sfida!

Related posts

FITORE E 4 RADHAZI/ “Pleshti” “vulos” me përmbysje dhe parakalon Iniestan

Delo.autor

E KONFIRMON GAZETARI ITALIAN/ Milot Rashica pranë kalimit tek ekipi i Premier League…

Delo.autor

E BUJSHME NË SPANJË/ Barcelona “i ka bërë dalje” Rakiticit për francezin

Delo.autor

Leave a Comment