Futboll Seria A Sport

TURBULLOHEN UJRAT NË MERKATO/ Marotta shfaq klauzolën anti-Juventus për Icardin, ja shifra e “çmendur”

Xhuzepe Marotta po provon në çdo mënyrë që t’i prishë punë ish-skuadrës së tij, Juventusit dhe kjo shihet qartë nga veprimet e ish-administratorit të bardhezinjve që tani përfaqëson ngjyrat zikaltër të Interit. Përveçse ka sulmuar të gjithë objektivat e merkato së Juventusit duke turbulluar ujërat gjatë verës, Marota duket se po përpiqet në të gjitha mënyrat që të ndalojë përforcimin e tyre në të ardhmen.

Interi po eviton me çdo kusht që Mauro Ikardi të përfundojë te Juventusi dhe kjo shihet nga hezitimi për të hapur negociatat me bardhezinjtë apo duke u paraqitur atyre një çmim 20 milionë euro më të lartë se sa skuadrave të tjera të interesuara. Një prej këtyre skuadrave është Roma, por Marota nuk u beson shumë verdhekuqve, të cilët në të kaluarën janë treguar më shumë miqësore se sa duhet me Juventusin.

Sipas mediave italiane, negociatat mes palëve për transferimin e Ikardit kanë filluar të bëhen serioze, por Marota ka vendosur që në marrëveshja të përfshijë edhe një klauzolë të veçantë. Ajo do t’i ndalojë Romës që pas një viti të mund t’ia shesë sulmuesin argjentinas vetëm një skuadre, Juventusit. Një hakmarrje e ish-drejtuesit dhe një mesazh i qartë se nga tani e tutje mes dy klubeve ka lufte të hapur,  edhe në kontrata.

Related posts

ELOZHE PËR SULMUESIN/ Allegri: Ronaldo, profesionist i shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës

Isa.Autor

LË NAM NË MES TË RRUGËS/ Policia arreston Uesli Shnajderin, ja shkaku (VIDEO)

Delo.autor

Punimet në “Arenën Kombëtare”, pamja aktuale e stadiumit 8 muaj para se të hapë dyert (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment