Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Bylis. Rezultati 2-1

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Laçit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 28-të, në Kategorinë Superiore. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes tyre. Kurbinasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të mos iu ndarë skuadrave të vendeve të para, pasi edhe objektivi i klubit është fitimi i titullit kampion.

Për sa i përket formacioneve, te Laçi ka ndryshime të shumta te titullarët, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta. Shpëtim Duro nuk do të ketë të gatshëm disa titullarë. Krahas largimeve të Adolf Selmanit dhe Klejdi Rapos, bardhezinjtë nuk do të kenë në dispozicion këtë herë as qendërmbrojtësin, Erhun Obanor, i dënuar nga Displina si dhe mesfushorin Regi Lushkja me katër kartonë të verdhë. Turkaj, Ramos dhe Nuabueze kanë munguar në ndeshjet e fundit dhe situata mbetet e njëjtë. Gjithashtu mungon edhe Mazrekaj për shkak dëmtimi. Ndërsa te Bylisi nuk ka ndryshime të shumta për sa i përket titullarëve.

 

LIVE| Laçi-Bylis 2-0

Deliu 52′, Prenga 55’/ Ndreca 93′

KOMENTI LIVE:

93’ GOOOOL BYLIS 1-2/ Tregohet i saktë nga penalltia Ndreca, i cili e dërgon topin nga krahu i djathtë, ndërkohë që Sherri u hodh në krahun tjetër.

92’ Penallti për Bylisin, pas ndërhyrjes së Ignjatoviç ndaj Spahiut, me këtë të fundit që bie në zonë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

87’ Pranë golit Bylis me Ndrecën që jep një top të mirë për Spahiun në zonë, por ky i fundit nuk e arrin dot topin për ta gjuajtur.

77’ Largohet Prenga për Arbër Deliun te Laçi. Largohet Desançiç, për Markinjos te Bylisi.

70’ Tjetër mundësi e mirë për Bylisin, me Ndrecën që merr një top nga Spahiu dhe lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, por topi shkon jashtë, ngjitur me shtyllën pingule.

66’ Goditje dënimi për Bylisin pranë vijës anësore. Kroson Ndreca, por topi shkon jashtë, duke mos sjellë rrezik.

63′ Tjetër zëvendësim për Bylisin! Largohet nga fusha Lorran për Rucin.

54’ GOOOOOL LAçI 2-0/ Të papërmbajtshëm kurbinasit, teksa këtë herë është Prenga, i cili pasi merr një top në zonë gjuan bukur me të majtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

52’ GOOOOOOL LAÇI 1-0/ Çfarë supergoli nga Ardit Deliu, i cili nga jashtë zone, lëshon një gjuajtje të fortë me të djathtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

47′ Pjesa dytë nis me tension, teksa Xhixha, pasi i rrëmbehet topi në zonë nga Qirko, nuk e mbajnë nervat, duke i vendosur duart portierit, i cili rrëzohet në fushë.

45′ Zëvendësim i syfishtë për Bylisin. Largohen Nebihu dhe Mehmetllari, për Ujkën dhe Spahiun.

Starton pjesa e dytë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Provon Deliu me një krosim të rrezikshëm, por mbrojtësit ballshiotë largojnë topin në goditje këndi.

30’ Zëvendësim i detyruar për Laçin. Duro hedh në fushë Zylfiun në vendin e Dorian Kërçikut, me këtë të fundit që e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen për shkak dëmtimi.

21’ Momente paniku në Laç. Portieri Qirko mbetet i shtrirë në fushën e lojës, pas një goditje të marrë nga Musta pas një dueli në ajër.

20’ Krosim i rrezikshëm i Deliut nga goditja e këndit, largon Qirko në vështirësi.

14’ Ndërhyrje e ashpër e Xhixhës ndaj Nebihut, me këtë të fundit që mbetet i dëmtuar në fushë. Nuk ka ndëshkim për futbollistin e Laçit.

10’ Rasti më i mirë i ndeshjes, me Xhixhën që në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje shumë të bukur, por Qirko bën heroin duke e larguar topin në goditje këndi.

4’ Mundësi e mirë për Laçin, me Shehun që pasi merr një krosim në zonë, gjuan me kokë, por topi shkon jashtë.

Starton sfida!

Related posts

UEFA MBAN PENG MESSIN/ “Pleshti” vlerëson ofertat

F.autor

PROPOZIMI I BUJSHËM PËR CHELSEA/ Zbuloni ofertën financiare që Milan i bën Fabregas

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Tirana kërkon 200 mijë euro për Hoxhallarin, ja prapaskenat me klubin skocez…

Delo.autor

Leave a Comment