Futboll La Liga Sport

I vetëm kundër të gjithëve/ Messi është lojtari më i mirë në botë

Juan Antonio Pizzi, trajneri i kombëtares së Arabisë Saudite, në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ka folur për aventurën në krye të skuadrës arabe dhe për patriotin e tij, Lionel Messi. 49-vjeçari u shpreh i lumtur për aventurën që do të ndërmarrë me ekipin në Botërorin “Rusi 2018”.

“Ata me të vërtetë duan të shkojnë në Botëror. Për ta, pjesëmarrja në Rusi është një arritje shumë e rëndësishme. Është mundësia për të promovuar veten në botë. Janë shumë të ngazëllyer që do të përfaqësojnë vendin e tyre në një kompeticion të tillë. Por, gjithashtu janë të entuziazmuar si sportistë. Kanë gjithmonë atë dëshirën për të konkurruar me çdo rival, pavarësisht dallimeve që mund të ekzistojnë”.

I pyetur se për cilën skuadër do të bëjë tifozllëk nëse Arabia eliminohet, ai tha: “Për Argjentinën dhe Spanjën. Për Kilin gjithashtu, edhe pse nuk është në Kupën e Botës. Unë jam identifikuar gjithmonë nga vendet ku kam jetuar e punuar. Unë kam lindur në Argjentinë, por kam përfaqësuar Spanjën në arenën ndërkombëtare, me të cilën kam zhvilluar 22 ndeshje ( ka shënuar 8 gola)”.

Messi

“Ai është lojtari më i mirë i viteve të fundit. Nuk ka nevojë Messi të përkushtohet për të fituar Botërorin për të qenë më i miri në historinë e futbollit, për brezin e tij”.

Krahasimi me Maradonën

“Mendoj se është budallallëk të krahasohet Messi me Maradonën, Pele, Cruyff apo Di Stefanon. Ky është një debat kafenesh. Realiteti është ajo që shohim e kemi parë në 10 apo 12 vitet e fundit. Dhe, gjatë gjithë kësaj kohe, Messi ka qenë lojtari më i mirë në botë”.

Related posts

27 MILIONË EURO HUMBJE NGA MERKATOJA/ Milani po mundohet të ruajë…

F.autor

LIVE/ Serbia pragmatiste e mbyll në avantazh pjesën e parë kundër Zvicrës (VIDEO)

Isa.Autor

Derbi Milan-Inter, kur në fushë zbresin motrat e futbollistëve

Q.Autor

Leave a Comment