Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Kukësi. Rezultati 4-0

Duke filluar nga ora 16:00 do të luhet sfida Partizani-Kukësi, një ndeshje mjaft e rëndësishme për vazhdimësinë e dyja ekipeve.

Të kuqtë do të kërkojnë medoemos fitoren për të mbajtur ritmin e Vllaznisë e cila mundi Skënderbeun duke marrë kreun e kampionatit, ndërsa Kukësi vjen me synimin e qartë për të dalë me pikë pas trajneri Josa u shpreh se nuk bëjnë kompromise.

 

LIVE/ Partizani – Kukësi 4-0

Asani 39′, Çinari 41′, Zhunior 68′, Mala 86′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja!

Akordohen 3 minuta shtesë!

86’ GOOOOOL PARTIZANI 4-0/ Nuk ndalen së shënuari të kuqtë e Ilir Dajës, teksa këtë herë është Esat Mala, i cili me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, e ndal topin në fundin e rrjetës.

85’ Tranversa i mohon supergolin Kotes, i cili lëshon një të majtë potente nga jashtë zone, por topi nuk ndalet në rrjetë.

78’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Bardhi dhe Çinari, për Idrizajn dhe Dominguez, ky i fundit bën kështu debutimin me të kuqtë.

73’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani, largohen autorët e dy golave, Zhunior dhe Asani, për t’i lënë vendin Kotes dhe Tedi Carës.

71’ Josa i mërzitur me gabimin e Kurdic te goli i tretë, e largon mbrojtësin nga fusha e lojës dhe në vendin e tij inkuadron Peposhin.

68’ GOOOOOL PARTIZANI 3-0/ Përgjumje e mbrojtjes së Kukësit, me Kurdiç që nuk largon si duhet topin dhe aty përfiton Zhunior, i cili me qetësi, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

63’ Zëvendësim te Partizani. Daja largon nga fusha e lojës Brojën dhe në vendin e tij inkuadron Ferhan Hasanin.

59’ Gjen golin Stenio Zhunior, por anulohet nga arbitri për pozicion jashtë loje.

54’ Tjetër mundësi e mirë për Partizanin, ku është përsëri Jasir Asani, i cili pas një topi të marrë nga Mala, gjuan por pret Tafas.

51’ Fantastik Angelo Tafas, i cili i mohon golin e dytë personal Jasir Asanit, që nuk ia del të shënojë i vetëm me portierin.

50’ Provon Gashi me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

45′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

41’ GOOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Të papërmbajtshëm të kuqtë e Ilir Dajës, me Çinarin, i cili pas një topi të marrë nga Hakaj, gjuan bukur dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

39’ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Supergol i Jasir Asanit, i cili lëshon një gjuajtje të bukur në formë krosimi nga e djathta, me topin që ndalet në fundin e rrjetës.

38’ Ndërhyrje e ashpër e Zhuniorit ndaj Demirit, me këtë të fundit që tregon shenjën e takave në këmbën e tij. Xhaja e ndëshkon sulmuesin e Partizanit me kartonin e verdhë.

30’ Ndërhyrje e rrezikshme e Demirit ndaj Esat Malës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ Rast i shkëlqyer për Partizanin, me Çinarin i cili pas një topi të gjatë të marrë nga Bitri, gjuan bukur, e kalon portierin  Tafas, por Bytyçi largon mbi vijën fatale.

23’ Tjetër mundësi e mirë për Partizanin, me Çinarin i cili merr një top të shkëlqye në zonë nga Asani, por bën më të vështirën, duke e gjuajtur jashtë.

20’ Pretendon për penallti Çinari, i cili pas një dueli bie në zonë, por arbitri Xhaja e konsideron ndërhyrje të rregullt dhe vazhdon lojën.

15’ Provon me një krosim nga e djathta Bardhi, por e largon në goditje këndi Eze.

6’ Mundësi e mirë për Kukësin, me Gashin që niset drejt portës së Partizanin, por Bitri i heq topin në momentin e fundit.

4’ Tenton Ibraimi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon mbi traun e portës.

1′ Starton ndeshja

Related posts

“Terminatori” Kylian Mbappe, adoleshenti arrin rekordin e legjendës Pele

Sadik.Autor

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ BELGJIKËS/ Jorginho: “Topin e Artë” nuk e dua. Ju shpjegoj si ndalet De Bruyne

Delo.autor

Çmenduri/ Gattuso ka konsumuar kërmill të gjallë para ndeshjes së Championsit kundër Man United

Sadik.Autor

Leave a Comment