Kategoria Superiore Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Tirana. Rezultati 0-2

Duke filluar nga ora 16:00, Teuta pret në “Niko Dovana” skuadrën e Tiranës, ku ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar dhe me ritëm.

Orges Shehi do të jetë përballë ish-ekipit dhe origjinës të tij teksa në media u shpreh se është një profesionist dhe nuk ndikon nostalgjia. Fitorja e Vllaznisë e detyron Teutën të hyjë në fushë më objektivin e vetëm fitoren, teksa durrsakët do ta kenë mjaft të vështirë sepse dhe Tirana vjen për të marrë pikë në këtë ndeshje.

 

LIVE/ Teuta – Tirana 0-2

Batha 79′, Hoxhallari 86′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ GOOOOL TIRANA 0-2/ Bardheblutë dyfishojnë shifrat me Erion Hoxhallarin. Fantastik mbrojtësi pogradecar, që me një predhë brenda zonës, e ka dërguar topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans Frashërit. 

83′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e merr Halili.

82′ Avdyli provon me një predhë nga distanca, por topi devijohet nga Bekaj në këndore, duke i mohuar një gol spektakolar mesfushorit nga Kosova.

80′ Zëvendësim te Teuta, largohen Daja dhe Gruda, në vendin e tyre Avdyli dhe Plaku.

78′ GOOOOOL TIRANA 0-1/ Supergol i Bathës nga goditja e dënimit! Bardheblutë në avantazh. Topi fillimisht prek shtyllën, teksa më pas përfundon në rrjetë. Shpërthejnë në festë bardheblutë. 

77′ Gjyqtari ndal një aksion premtues për Tiranën, që shndërrohet në gol nga Seferi, duke akorduar faull jashtë zonës për bardheblutë.

73′ Çelhaka është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut.

70′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

69′ Zëvendësim i dytë te Teuta, largohet nga fusha, Xhekson, vendin e tij e merr Kuros.

60′ Toli kombinon bukur me Kale, i cili gjuan drejt portës, por tentativa e tij ndalet nga portieri Frashëri pa probleme.

52′ Perfekt me ndërhyrjen e tij Stivi Frashëri që bllokon Seferin dhe Kalenë. Vendimtar në këtë moment portieri i “djemve të detit”.

48′ Kale lëshon shkëndijën e parë të rrezikshme në këtë pjesë të dytë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë, Teuta kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Karabeci, vendin e tij e merr Krasniqi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+1′ Kundërsulm i Teutës me Vilën që provon me një gjuajtje, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Bekaj.

45′ Tirana e mbyll në sulm pjesën e parë. Pas një harkimi të Ismailgecit nga e majta, provon Hoxhallari, por bllokohet nga futbollistët vendas. Futbollisti i Tiranës kërkon penallti, për prekje të topit me dorë brenda zonës.

35′ Minuta të qeta, si Teuta ashtu dhe Tirana, tregojnë kujdes të tepruar duke krijuar shumë pak aksione të rrezikshme.

28′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Emiliano Vilës.

21′ Karabeci provon nga goditja e dënimit, por tentativa e tij ishte e gabuar dhe shkoi mbi traun e portës të mbrojtur nga Bekaj.

20′ Dominim i Tiranës në këto minuta. Kryeqytetasit vendosin diktatin në fushë. Durrsakët disi të përgjumur.

17′ Hoxhallari provon me një gjuajtje të rrezikshme drejt kuadratit, por kontrollon gjithçka portieri Frashëri.

13′ Mjaft aktive në krahun e djathtë Tirana, Toli fiton goditjen e parë nga këndi. Bardheblutë provojnë me një skemë, por nuk konkretizohet siç duhet.

5′ Start i qetë, me duele të shumta në mesfushë. Mungojnë e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”.

Related posts

NË PRAG TË FINALES CHAMPIONS/ Milito bën parashikimin: Ky do të jetë rezultati dhe ekipi fitues (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso: Nuk duhet të festojmë shumë, sepse…

Delo.autor

Botërori 2018/ Vincente Del Bosque nxjerr në pah defektet e Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment