Futboll Sport

LUFTA E PASANIKËVE/ “Rebelët” e Europës tronditin futbollin. Zbulohen sekretet e Super Ligës

Futbolli “ynë” rrezikon të zhduket në mënyrë të befasishme. Disa skuadra të fuqishme dhe pasanike kanë vendosur krijimin e Super Ligës. Janë anglezë, spanjollë dhe italianë të pakënaqur me të drejtat televizive, për premiot e UEFA-s lidhur me bilancet miliardere. Duan gjithçka, duan Super Ligën menjëherë. Diçka të tillë e zyrtarizuan të dielën në mesnatë dhe në djall të shkojnë të tjerët. Një turne që do të vriste kampionatet, kupat ndërkombëtare, Kupat Europiane dhe ndoshta kombëtaret. Janë disa skuadra kundër të gjithë botës, e cila për momentin është e bashkuar. UEFA dhe federatat janë bërë bashkë dhe po mendojnë që t’i përjashtojnë rebelët nga sistemi. Është një luftë për milionat mes pasanikëve të UEFA-s dhe atyre të Super Ligës.

Çfarë është ky format dhe cilat janë sekretet e tij, janë të shpjeguara më poshtë nga gazeta katalanase “Mundo Deportivo”.

KUSH E FORMOI?

12 skuadrat më të fuqishme në botë, tri të La Ligës (Barcelona, Real Madrid, Atletiko), 6 skuadrat më të mëdha të Premier Ligës (Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpul, Arsenal, Çelsi, Totenhem) dhe tri ekipet italiane (Juventus, Milan, Inter). Tri skuadrat e tjera të ftuara si Bajern, Borusia dhe PSG e kanë refuzuar diçka të tillë. Ideja është që të jetë një kompeticion me 20 ekipe, 15 prej të cilave të përhershme.

KUSH E FINANCON?

Banka amerikane “JP Morgan” ka zyrtarizuar ditën e djeshme mbështetjen për projektin e Super Ligës. Sipas informacioneve ka marrë përsipër këtë zhvillim sportiv bashkë me “Key Capital”.

SA DO TË PËRFITOJNË?

Vetëm për pjesëmarrjen në këtë kompeticion skuadrat do të marrin 350 milionë euro secila. Klubet që e krijuan do të jenë edhe pronarët e Ligës përmes një kompanie private dhe do të ndajnë 3.5 miliardë euro për shpenzime në lidhje me infrastrukturën dhe daljen nga kriza që krijoi pandemia.

PSE MARRIN PJESË?

Fillimisht marrin pjesë për arsye ekonomike. Fakti që ka më pak pjesëmarrës, më shumë interes dhe ndeshjet do të zhvillohen mes skuadrave të mëdha, ofron garanci në aspektin ekonomik.

Related posts

Gattuso: Ndeshja kundër Lazios është një finale

Delo.autor

Lukaku i jep frymëmarrje Mourinhos/ Watford “thyen” Tottenham me përmbysje

Isa.Autor

Barcelona tallet me Chelsea, ofron dështimin në këmbim të yllit francez

Isa.Autor

Leave a Comment