Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇUDIRA TE KUKËSI/ Lojtari i verilindorëve dëmtohet në… shtëpi

Ndodh edhe kështu. Mund të dëmtohesh në shtëpi, aq sa humbet ndeshjen dhe rrezikon të qëndrosh jashtë fushe për javë të tëra. Një histori e çuditshme, por për fat të mirë pa shumë pasoja për shëndetin i ka ndodhur pak ditë më parë mesfushorit gjeorgjan të Kukësit, Mate Tsintsadze.

Ky i fundit mungoi në ndeshjen ndaj Tiranës për shkak të një incidenti, të cilin në fakt klubi nuk e ka sqaruar, por e vuri disi në dukje vetë trajneri Mirel Josa, në konferencën para ndeshjes me Tiranën. Mirëpo, çfarë ka ndodhur me 26-vjeçarin që mungoi të shtunën, edhe pse nuk ka pësuar një dëmtim në stërvitje?!

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se mesfushori duke qëndruar në banesën e tij në kryeqytet, ka pësuar një të çarë pranë pulpës së këmbës. Burime pranë lojtarit tregojnë nga pakujdesia gjeorgjianit i ka rënë një mjet i mprehtë në këmbë, duke i shkaktuar një të çarë jo të vogël.

Ai ka përfunduar në spital me disa të qepura pas këtij incidenti në shtëpi. Për këtë arsye, gjeorgjiani e ka pasur të pamundur për të qenë i gatshëm për skuadrën në javën e kaluar. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Tsintsadzes do t’i duhej të bënte disa ditë pushim.

Related posts

ËSHTË NUMRI 1 NË BOTË NË TENIS/ Rrëfen Nadal: Mua dhe Federer mos na krahasoni me ata të dy…

Delo.autor

NGA DËNIMI I MANCHESTER CITY, TEK MARRËDHËNIA ME NËNËN/ Rashford u përgjigjet pyetjeve qesharake të fëmijëve (VIDEO)

Delo.autor

Mediat serbe tallen me Shqipërinë: Shikoni si i turpëroi një lojtar i Kosovës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment