Futboll Premier League Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Liverpool ndalet nga Leeds në frymën e fundit dhe ndajnë pikët

Liverpool bën një tjetër hap fals në luftën për një vend në zonën Champions, teksa është ndalur në barazim 1-1 në fushën e Leeds United. Barazimi erdhi vetëm në fundin e ndeshjes nga vendasit, që befasuan ekipin e Klopp.

Ndeshja nisi shumë e luftuar nga të dy ekipet, me Liverpool që ishte më këmbëngulës. Në minutën e 31’, ishte një aksion fantastik i “The Reds” që i dha avantazhin. Diogo Jota pasoi mjaft mirë për Alexander-Arnold, i cili dha një asist perfekt për Sadio Mane, që me portën bosh çoi shifrat në 0-1.

Pjesa e dytë ishte e dominuar nga të besuarit e Bielsës. Leeds krijoi disa raste, ku Bamford u ndal nga traversa, ndërsa Roberts nga një super Alisson. Sidoqoftë, goli vonoi, por erdhi. Mbrotjësi Llorente shënoi në minutën e 87’, duke vendosur baraspeshën 1-1.

Pas barazimit, Liverpool nuk pati më kohë të reagonte dhe gjithçka u mbyll 1-1. Një hap fals për “The Reds” që mbeten në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa Leeds konfirmon momentin e mirë që po kalon.

Related posts

Nissu Cauti frymëzimi ideal i Perusë për të gjetur suksesin në “Rusi 2018” (FOTO)

Sadik.Autor

“JAM I MBYLLUR NË KAFA”/ Shfryrja e CR7 bën xhiron e botës dhe zbulon anën e fshehtë

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ATLETICO MADRID/ Valverde me kritika: S’më pëlqen formati, nuk mendoj se…

Delo.autor

Leave a Comment