Futboll Sport

KUNDËR TEKNIKUT CONTE/ Trajneri i Kilit: Sanchez nuk është në formë për faj të Inter

Pas humbjes së pësuar kundër Uruguait të Luis Suarez-it, trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij dhe veçanërisht atë të Alexis Sanchez, autor i një goli:

“Dua t’i bëj komplimentet lojtarëve për paraqitjen dhe guximin që kanë treguar sot. Skuadra ka treguar se është në formë. Dua të falënderoj veçanërisht Alexi Sanchez, që sa herë që luan me kombëtaren tregon se është një lider”.

Pasi i ka thurur elozhe futbollistit rë Inter-it, Rueda i ka “tërhequr veshin” klubit zikaltër dhe Antonio Conte-s për përdorimin e pakët të lojtarit kilian:

“Nëse do të luante më shumë me skuadrën e tij, do të ishte në formë më të mirë fizike. Fatkeqësisht, në muajt e fundit nuk ka luajtur shumë dhe kjo nuk e lejon të jetë në maksimumin e formës”.

Related posts

FITORJA NDAJ BELGJIKËS/ Portierin Donnarumma e presin me duartrokitje në “Alianz Stadium”, ngrihet hipoteza për…

Delo.autor

PROBLEMET ME VIZAT/ “Lirohet” Maloku, por vazhdon ende kalvari i vuajtjeve për KUKËSIN

Isa.Autor

E BUJSHME/ Igli TARE mjeshtër i merkatos, pranë akordit me sulmuesin DEMBELE

Isa.Autor

Leave a Comment