Futboll Seria A Sport

MBI KRIJIMIN E EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Maldini: Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në diskutime për…

Paolo Maldini u i ntervistua nga Sky Sport para ndeshjes Milan-Sassuolo.

Për Superligën: “Unë do të doja të sqaroja se unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në diskutime për Super League, kam mësuar për këtë të dielën në mbrëmje si të gjithë ju.
Kjo është diçka që është vendosur në një nivel më të lartë se i mi. Unë u përpoqa pak por kishte konfuzion.
Nuk më përjashton kjo nga marrja e përgjegjësisë për të kërkuar falje jo vetëm për tifozët e Milanit, por për tifozët në përgjithësi.

Milani gjithmonë ka respektuar parimet e sportit, është diçka që më pëlqen ta them.

Është normale që një menaxher i një klubi në 2021 e di se të ardhurat janë të rëndësishme. Ne duhet t’i bëjmë vetes pyetje, ku mund të shkojmë? Sigurisht duke mos ndryshuar parimet e sportit të cilat përbëhen nga parime, të meritokracisë”.

Për përfshirjen: “Unë bëj konsideratat e mia me ata që më pyesin. Unë jam përgjegjës për zonën sportive të një klubi që ka futbollin si objekt të tij”

Related posts

BASKETBOLL/ Javë zhgënjyese për Barça e Real, fitojnë Milano dhe CSKA Moskë

Delo.autor

“NDAJ DINAMOS ËSHTË E VËSHTIRË”/ Portieri i Vllaznisë: Nuk ndalemi më, kreun e duam në fund

Delo.autor

TUCHEL BËN LISTËN E SHPENZIMEVE/ Ja 3 yjet që do të veshin fanellën e PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment