Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA E 26 E SUPERIORES/ Teuta ulet në “fron”, “Bardheblutë” fitojnë terren dhe i ”fut frikën” kryesuesve

Është mbyllur dhe java e 26-të e Kategorisë Superiore, ku Teuta pas fitores me Laçin ka marrë për herë të parë për këtë sezon kreun e renditjes. Durrsakët e Edi Martinit ndajnë kryesimin më pikë të barabarta me Vllazninë, por me golavarazh më të mirë.

Në ndjekje të Teutës dhe Vllaznis janë vënë Laçi dhe Partizani, që mbajnë respektivisht vendin e 3-të dhe të 4-t po me pikë të barabarta, 44 secila dhe -2 pikë nga kreu.

Ndërkohë terren fiton Tirana, e cila pas triumfin 5-2 ndaj Apolonisë e ka ngushtuar diferencën në -5 pikë nga kreu dhe -3 pikë larg vendit të 3-të i cili të siguron një vend për në kupat e Europës.

Kukësi mbetet në vendin e 6-të në kuotën e 32 pikëve, me 2 pikë më shumë se Kastrioti i vendit të 7-të.  Ndërkohë për sa i përket luftës për mbijetesë, Bylisi mban vendin e 8-të ku ndjek Skënderbeu i vendit të 9-të me 4 pikë më pak. Fundi i tabelës mbyllet me Apoloninë e cila ndodhet 5 pikë larg Skënderbeut.

Related posts

KORONAVIRUSI TREMB BELGJIKËN/ Mbyll zyrtarisht kampionatin, Club Brugge shpallet kampion

Delo.autor

Milan merr 3 milionë euro nga Trabzonspor, ky lojtar mbetet te klubi turk

Q.Autor

Bayern në ankth për dëmtimin e fundit, mund të mungojë me Realin

Sadik.Autor

Leave a Comment