Futboll Kategoria Superiore Sport

MELO BËHET SËRISH ÇËSHTJE/ Titullari i Partizanit thuajse me “valixhe në duar” në fund të…

Kordeiro Melo është bërë sërish çështje te Partizani. Mesfushori brazilian nuk u grumbullua në takimin kundër Kastriotit, duke qëndruar përgjatë gjithë 90 minutave në tribunën e “Air Albania”-s. Pas ndeshjes të cilën Partizani e fitoi me përmbysje 3-1, trajneri Daja u pyet për situatën e Melos, me trajnerin që tha:

“Melo ka pasur një dëmtim në stërvitje. Është bërë ekzaminimi dhe po presim përgjigjen. Lojtarët që nuk aktivizohen, duhet të mbështesin dhe komplimentojnë lojtarët në fushë, pasi vetëm me këtë në fund të sezonit mund të jemi aty ku duhet të jemi”. Një mesazh i qartë ky për mesfushorin brazilian, i cili me shumë gjasa nuk do ta nisë më një ndeshje si titullar deri në fund të sezonit.

Melo nuk e preferon kurrsesi këtë gjë dhe mund të quhet një lojtar i larguar në fund të sezonit. Kjo nuk është hera e parë që braziliani është krisur me trajnerin Daja, pasi edhe në fillimi të sezonit kishte disa mosmarrëveshje, por u duk se gjithçka u zgjidh dhe Melo luajti disa ndeshje si titullar. Por, me ardhjen e Stenio Zhuniorit dhe rikthimin e Çinarit, braziliani e ka humbur vendin dhe kundër Bylisit, duke u aktivizuar vetëm tri minuta.

Melo ishte pranë largimit edhe verën e shkuar, por edhe gjatë merkatos së janarit, ku flitej për një shkëmbim me brazilianin e Vllaznisë, Viktor da Silva. Kordeiro Melo mund të quhet largimi i parë nga Partizani në fund të sezonit.

Related posts

“CONMEBOL” PUBLIKON KALENDARIN/ Finale me një ndeshje për kupat amerikano-jugore

Isa.Autor

NISIN PËRGATITIJET PAS GRUMBULLIMIT/ Teuta në krizë rezultatesh, synohet kthesa ndaj Partizanit

Delo.autor

TRIUMF HISTORIK/ Shqipëria rrëmben medalje ari në Kupën e Botës në Gjimnastikë

Delo.autor

Leave a Comment