Futboll Seria A

Cikël dokumentarësh për Juventusin

Juventus do të “pushtojë” Netflix-in me një seri dokumentaresh më 16 shkurt. Do të jenë tre episode me titullin “Skuadra e Parë: Juventus FC”, që studiojnë nga afër një nga skuadrat me më shumë tifozë në botës.

Ky dokumentar me seri do të ndjekë historitë e protagonistëve të këtij sezoni, duke ofruar një portret intim të futbollistëve me imazhe brenda dhe jashtë fushës, për të kapur “nga brenda” eksperiencat e vërteta që e bëjnë Juventus-in një nga skuadrat më tërheqëse në botë.

Në fakt, tifozët do të kenë mundësinë të shohin atë që ndodh në prapaskenë dhe do të ndihen më afër se kurrë me skuadrën që ka fituar gjashtë tituj radhazi në kampionatin italian, por kryesisht me disa prej protagonistëve më të mëdhenj, si legjenda Alessandro Del Piero dhe futbollistë të tjerë, si Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini, Douglas Costa, Gonzalo Higuaín, Claudio Marchisio, Miralem Pjanic, Daniele Rugani, kapiteni Gianluigi Buffon dhe trajneri Massimiliano Allegri.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ E zyrtarizon vetë klubi, Erald Çinari transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

Coutinho transferohet tek Barça por ka një ‘peng’: Më vjen keq…

Q.Autor

Gjermania dhe Turqia në garë për “Euro 2024”, në mes çështja “Mesut Ozil”

Isa.Autor

Leave a Comment