Futboll Premier League Sport

MISION I DËSHTUAR PËR SALAH/ Eliminimi i Liverpool nga Champions është humbje e dyfishtë për egjiptianin

Mision i dështuar për Momo Salah.

Kampioni egjiptian nuk ka arritur të jetë vendimtar kundër Real Madrid në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League dhe kjo mund të ndikojë në diskutimet me Liverpool-in për rinovimin e kontratës.

Salah shpresonte të shfrytëzonte vitrinën e Champions si një rast për t’u vendosur në një pozicion force për t’i kërkuar Liverpool-it një rritje të ndjeshme të rrogës.

Sipas Mirror, klubi e konsideron një nga katër lojtarët thelbësore për të ardhmen dhe ka dëshirë ta mbajë edhe për shumë vite.

Salah, ndër të tjera, donte t’i bëntë edhe një përshtypje të mirë Real Madrid-it, një nga blerësit e mundshëm, por nuk ia ka dalë dhe për këtë arsye duket pothuajse i sigurt qëndrimi i tij në Angli.

Related posts

Allan shkëlqen, De Laurentis bën gati rinovimin

Q.Autor

​Atletico mposht Valencian, ‘kërcënon’ Barcelonën kryesuese

Q.Autor

Mohamed Salah është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Premierligë

Sadik.Autor

Leave a Comment