Futboll Seria A Sport

“NDESHJA? ISHTE E TMERRSHME”/ Trajneri Pirlo: Kemi pritshmëri të tjera, klubi nuk është i lumtur me…

Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fiorentinës, barazim ky që mund të jetë vendimtarë për fatet e sezonit pasi zona Champions është komplikuar shumë.

Pas ndeshjes, tekniku Pirlo nuk e mohoi zhgënjimin teksa u shpreh se ishte faji i tij për eksperimentet dhe se klubi nuk ishte aspak i kënaqur me rezultatet.

Ndeshja: “Ishte një pjesë e parë e tmerrshme. Ne duhet të kishim filluar në një mënyrë tjetër, sepse ishte një ndeshje vendimtare për fatet e Champions-it dhe ndeshja duhej organizuar ndryshe. Ishim gjithmonë të dytët tek topi. Pjesa e parë ishte e keqe, e dyta pak më mirë, por në përgjithësi nuk luajtëm mirë”.

Eksperimenti:
 “Pas dëmtimit të Danilo dje, u kthyem të luanim me tre, por nuk funksionoi dhe provova të fus Moratën në pjesën e dytë për të bërë ndryshime”.

Zgjedhjet: “Nuk mendoj se Ronaldo luajti keq. Kishte disa mundësi, por vetëm aq. Duhet të sulmonim më shumë pasi Fiorentina po qëndronte shumë në fushën tonë, por nuk ja dolëm. Dibala dhe Morata janë dy sulmues shumë të ndryshëm. Morata vrapon për të gjetur hapësira, ndërsa Dibala e lidh lojën më shumë”.

Objektivat: “Pritshmëritë për ekipin dhe për mua kanë qenë më të mëdha. Nuk kemi punuar siç kemi dashur. Unë nuk jam i lumtur me rezultatet , besoj as klubi nuk është”.

Related posts

TEK JUVENTUSI KA FESTË/ SUPER SULMUESI do të rinovojë me bardhezinjtë deri në vitin…

Isa.Autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Fjalia e ish-madrilenit që po thyen rrjetin

Delo.autor

“DO KRIJOJMË NJË MILAN MË TË FORTË”/ Masara: Ja çfarë do bëjmë për Ibrën

Delo.autor

Leave a Comment