Futboll Premier League Sport

Ish-lojtari i Aston Villa dhe Anglisë humb jetën gjatë një aksidenti automobilistik

Ish-lojtari i Aston Villa, Bolton dhe U-21 i Anglisë Jlloyd Samuel ka vdekur gjatë një aksidenti automobilistik në moshën 37-vjeçare.Përplasja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në Cheshire të martën në mëngjes, pak pasi kishte lënë fëmijët e tij në shkollë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Trinidad dhe Tobagos nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook. Samuel u tërhoq nga futbolli profesionist në Angli në vitin 2001, duke u transferuar në Iran, por u rikthye në ligën amatore duke luajtur për Cheshire dhe vazhdonte të ishte aktiv.

Mësohet se ai dhe një tjetër ish-lojtar Nathan Ellington ishin lojtarë/trajnerë te Egerton FC, në kategorinë e 12-të angleze.Makina e tij Range Rover është përplasur rëndë me një furgon.

Related posts

Lucas Vazquez merr vendimin e madh për të ardhmen

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester United-Burnley. Rezultati 0-2

Delo.autor

NUK KA PAQE PËR RONALDON TE MANCHESTER UNITED/ Vendimi i fundit i klubit “tërbon” yllin portugez

F.autor

Leave a Comment