Futboll Sport

NDESHJE E “ÇMENDUR” NË STAMBOLL/ Shoku i Çekiçi shkakton 2 autogola, arbitri lëshon dorën me… penalltitë (VIDEO)

Një ndeshje e çmendur u regjistrua në kampionatin turk, në përballjen mes Beshiktashit dhe Ankaraguçusë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, ku u akorduan 3 penallti nga ana e gjyqtarit Ozkahya, si dhe u shkaktuan 2 autogola, nga i njëjti futbollist, kroati Kulusiç.

Fillimisht gjyqtari akordoi penallti në minutën e 5-të për Beshiktashin, që nuk u shndërrua do të në gol nga Nkudou. Më pas ishte radha e mbrojtësit Kulusiç, i cili në minutat 45+4 dhe 52, shkaktoi 2 autogola, duke i dhuruar epërsi të dyfishtë vendasve të Beshiktashit.

Gjithsesi Ankaraguçu nuk u dorëzua, teksa arriti të barazonte sfidën në minutat 65 dhe 90+3, me autor Paintsil, i cili shndërroi në gol dy 11-metërsha.

Pjesë e skuadrës verdhezi të Angaraguçusë, janë 2 futbollistët shqiptarë, Endri Çekiçi dhe Idriz Voca. Pogradecari nuk ishte i pranishëm në këtë përballje për shkak kartonash, teksa Voca u aktivizua në minutën e 32-të.

Related posts

ÇMENDURIA PAS FITORES/ Tifozi i Liverpoolit ia “FALË” gruan Shaqirit pas golave që shënoi ndaj Unitedit (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Blerja më e re e Milanit prezantohet dhe entuziasmon kuqezinjtë (FOTO)

Isa.Autor

Nëse Liverpool fiton Ligën e Kampionëve, Reds do të nënshkruajnë me yllin e madh

Sadik.Autor

Leave a Comment