Futboll La Liga Sport

44 DITË NGA FUNDI I SEZONIT NË LA LIGA/ “Los Blancos” do të luajnë për të realizuar ëndrrën

Duhen 44 ditë nga fundi i sezonit futbollistik dhe Reali i Madridit vazhdon të jetë “gjallë” në të dyja kompeticionet: La Liga dhe Champions. Skuadra e Zinedin Zidanit mund të bëjë dopietë. Kanë mbetur vetëm 11 ndeshje, 8 në La Liga dhe 3 në Champions për të fituar 2 trofetë. Ky është një objektiv konkret, i cili e mban skuadrën të motivuar, pavarësisht lodhjes dhe shpenzimit të energjisë në javët e fundit.

Dëmtimet janë gjithashtu problematike, por madrilenët nuk dorëzohen duke ia dalë me rrotacion. Kualifikimi në gjysmëfinalet e Championsit në këtë situatë i jep akoma më shumë vlerë javës që mbyllën “Galaktikët”. Eliminuan Liverpulin dhe fituan “El Clasico”-n për t’u afruar akoma më shumë me kreun dhe me ëndrrën dopietë. Do të luhen 4 ndeshje në prill: Getafe, Kadiz dhe Betis në kampionat. Do të luhet gjithashtu edhe gjysmëfinalja e parë kundër Çelsit në fundin e muajit. Maji niset me duelin kundër Osasunës, pastaj transferta në Londër për gjysmëfinalet e kthimit në Champions.

Në fazën finale të kampionatit, skuadra e Zidanit do të përballet me Sevijen, pastaj me Granadën dhe Bilbaon. Llogaritë do t’i mbyllë kundër Vijarealit. Nëse do t’ia dalë të eliminojë Çelsin nga Champions-i, atëherë i duhet të luajë edhe finalen e kompeticionit të madh më 29 maj në Stamboll kundër fituesit të çiftit PSG-Mançester Siti.

PA HUMBJE – Që nga 30 janari, javë kur humbën ndaj Levantes (1-2) Reali i Madridit ka marrë 11 fitore dhe tri barazime. Në La Liga ka qenë i aftë të shkurtojë diferencën që kishte me Atletikon e Madridit pas triumfit në “El Clasico”. Distanca është vetëm një pikë.

Në Europë, “Galaktikët” ia kanë dalë të fitojnë ndeshje të rëndësishme si ndaj Atalantës (0- 1 dhe 3-1), por edhe kundër Liverpulit 3-1 në “Valdebebas”. Pavarësisht se u mbrojt në duelin e dytë, e meritoi kualifikimin. Tani me Çelsin është një tjetër duel interesant dhe i luftuar, por në horizont është shfaqur finalja në “Ataturk”. Gjithçka është e hapur. Mbetet për t’u parë se sa do t’ia dalë Reali që të menaxhojë forcën dhe mungesat e shumta.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Legjenda Pele nuk del dot nga karantina, merr lajmin shokues

Delo.autor

E BUJSHME/ Interi shitet te sheikët e Newcastle, Suning i ka vendosur çmimin. Eksperti: Do bëhet klubi më…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Shpërthen festa në Vlorë, Bushiç gjen rrugën e rrjetës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment