Futboll Sport

NDODH NË MAQEDONI/ Arbitri përsërit penalltinë, lojtari “lë nam” me stilin “Panenka” (VIDEO)

Një episod i veçantë ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit maqedonas, mes Rabotniçkit dhe Pelisterit. Këta të fundit u mposhtën me rezultatin 3-1, por episodi i minutës së 72, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Pelisteri fiton penallti në minutën e  71, të cilën shkon ta ekzekutojë Tanushev, i cili në tentativën e parë dështon pasi portieri ia pret gjuajtjen, por gjyqtari përsërit penalltinë, për shkak se ishin futur lojtarë në zonë.

Megjithatë edhe në tentativën e dytë, Tanushev dështon, teksa këtë herë [provon të shënojë me stilin “Panenka”, por gjuajtja e tij është shumë e dobët dhe portieri Jankov pret përsëri.

Menjëherë video e momentit të penalltisë së humbur ka nisur të bëhet virale në internet, ku nuk mungojnë edhe reagimet e shumta qesharake.

Related posts

MBYLLET JAVA E 29/ Vllaznia dhe Partizani kryesojnë me pikë të barabarta. Teuta zbret e treta në “luftën” për titull

Delo.autor

TIFOZËT JA PLASIN GAZIT/ A është ky AUTOGOLI më I BUKUR i historisë (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Holandë-Norvegji. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment