Futboll Seria A Sport

“NE KEMI SYNIMIN…”/ Nga zemërimi i CR7 te “tërmeti” ndaj presidentit. Pirlo bën “zjarrfikësin” tek Juventus

Pas suksesit me përmbysje në mesjavë kundër Parmës (3-1), bardhezinjtë e Andrea Pirlos do të jenë mysafirë në “Franchi”. Aktualisht në vendin e katërt të renditjes me 65 pikë, njësoj si Atalanta, ata kanë nevojë për maksimumin ndaj Fiorentinës, për të ruajtur pozicionin dhe kualifikuar në Champions.

Në konferencën për shtyp, Andrea Pirlo nënvizoi: “Fryma që ka çdo lojtar më bind për suksesin. Ne kemi synimin e Champions-it. Për ta arritur këtë gjë kaq të rëndësishme duhen pikët e plota. Do të përballemi me një skuadër që po lufton të mos zbresë nga Serie A, por le të kujtojmë ndeshjen e parë, humbjen tonë të parë, atë 3-0 shumë të rëndë. Pra, kemi një frymë hakmarrjeje ndaj një ekipi, që është kundërshtari ynë historik. Shpresojmë të luajmë mirë dhe të marrim rezultat pozitiv.

A jam i shqetësuar nga çështja e Superligës? Para ndeshjes me Parmën po flisnim vetëm për këtë dhe ndikoi te lojtarët pak. Qëllimi ynë është të kualifikohemi në Champions, fokusi është në atë që duhet të bëjmë në fushë”.

Duke folur për gjendjen fizike të Paulo Dybala, Pirlo përgjigjet: “Ai është shumë më mirë, le të shohim nesër. Ne ende kemi stërvitje këtë pasdite për të vendosur se cili do të luajë nga fillimi”. Kur u pyet për periudhën e komplikuar që po kalon Cristiano Ronaldo, trajneri shtoi: “Nuk e di nëse është më e vështira e tij, që kur ka ardhur te Juve. Si trajner kam vitin e parë këtu. Kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të, gjithmonë dëshiron të arrijë majën. Ai zemërohet edhe kur nuk e fiton ndeshjen e kontrollit”.

Lidhur me klimën përreth ekipit dhe situatën e Agnelli, trajneri bardhezi përgjigjet: “E kam parë të qetë, është normale të flitet shumë për të në këtë periudhë. Ai sjell entuziasëm të madh çdo ditë kur vjen në fushë dhe ne jemi të qetë. Klima është pozitive, dëshirojmë ta mbyllim sezonin mirë. Jemi të qetë dhe të përqendruar”.

Në fund, disa fjalë në lidhje me sanksionet e mundshme të UEFA-s: “Ne nuk kemi frikë, jemi të qetë dhe të përqendruar në atë që duhet të bëjmë. Ne jemi të qetë për atë që UEFA do të vendosë më pas”.

Related posts

“NJË DITË NE DO FEJOHEMI”/ Historia si në përralla e dashurisë së Messit me bashkëshorten

F.autor

NJË “PROBLEM” MË PAK PËR MILANIN/ Sulmuesi që dështoi sezonin e kaluar pranon të largohet

F.autor

ZIDANE, KLOPP APO GUARDIOLA? Zgjidhet trajneri më i mirë në botë

Delo.autor

Leave a Comment