Futboll Sport

“NËSE DO E KISHA UNË NË DORË…”/ Racizmi i tepruar dhe dora te goja, Seedorf jep këshillat e tij

Racizmi ka ekzistuar gjithmonë, por vitet e fundit është përhapur shumë në botën e futbollit.

Tani që mungojnë tifozët për shkak pandemie, natyrisht që nuk është më e mundur që të ketë vërshëllima apo thirrje raciste, por gjithçka është zhvendosur në rrjetet sociale.

Ish-mesfushori i madh holandez, Clarence Seedorf ka dhënë një sugjerim në lidhje me këtë temë shumë delikate. “Ka pasur disa incidente në kohët e fundit, por mund të luftohen lehtë me disa rregulla.

Po flasim për sport, por nuk e kuptoj pse unë duhet të mbuloj gojën kur kam diçka për t’i thënë kundërshtarit tim? Nëse do e kisha unë në dorë, nuk do lejoja që lojtarët të flisnin me dorën mbi gojë.

Çdokush që vepron në atë mënyrë duhet të ndëshkohet. Ndoshta me një karton të verdhë, sepse ne duhet ta shmangim atë lloj sjelljeje“, deklaroi holandezi.

Related posts

GUARDIOLA BËN LLOGARITË/ Man City mund të shpallet kampion nëse grumbullon…

Delo.autor

Pothuajse la futbollin për muzikën, tani po shkëlqen në Botëror

Isa.Autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Rast i artë për “Kurbinasit”, ja çfarë humbet Berisha (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment