Futboll Seria A Sport

“PARMA, KUNDËRSHTAR I VËSHTIRË”/ Pioli: Ta kthejmë Milanin aty ku e meriton, mund të jap më shumë

Ditën e nesërme, skuadrën e Milanit e pret një ndeshje e vështirë përballë Parmës, e cila siç ka treguar u ka hapur punë shumë ekipeve të mëdha në shtëpinë e saj.

Në prag të sfidës së nesërme, trajneri i kuqezinjëve, Stefano Pioli, foli në konferencën për shtyp ku analizoi skuadrën dhe gjithashtu dha një këshillë për sulmin.

Parma: “Ndeshja e nesërme vlen shumë. Nuk më pëlqen koncepti i ‘9 ndeshjeve të fundit të kampionatit’. Për ne vlen çdo ndeshje e cila duhet marrë me seriozitet, dhe nesër duhet të luajmë më mirë se ndaj Sampdorias. Parma është një kundërshtar i vështirë , që luan shpejt dhe me cilësi”.

Presioni në tabelë: “Ne kemi kapërcyer shumë hapa këtë sezon dhe jemi pjekur dhe mendërisht. Ndeshja e nesërme do të jetë një test psikologjik për ne dhe duhet të bëjmë mirë. Unë ndihem mirë këtu me Milanin. Ne jemi duke punuar shumë për ta kthyer Milanin në normalitet, në Evropë, aty ku e ka vendin. Mendoj se mund të jap akoma dhe të kem një ndikim tek klubi dhe lojtarët”.

Donaruma:”Unë e shoh atë të qetë dhe të përqendruar, është normale që lojtari kalon një periudhë stresi kur bëhet fjala për kontrata të reja, por ne këtu mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Të gjithë lojtarët janë të përqendruar në një qëllim”.

Problemi në sulm: “Duhet të bëjmë zgjedhjet më të mira, na mungon shumë pasimi i fundit dhe driblimi i fundit, që më pas janë vendimtare për fatin e ndeshjes”.

Related posts

ZBULOHET BISEDA DHE KËRKESA NGA AGJENTJA/ Conte telefonon Wanda Narën: Meqë Icardin nuk e doni…

Delo.autor

Frederic Guerra: Maxime Gonalons qëndron 100 për qind në Romë

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË BRAZIL/ Ja momenti kur tifozi i vjedh këpucën Neymar-it pasi zbret nga autobusi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment