Futboll Premier League Sport

PAS LARGIMIT NGA STOLI I TOTTENHAM/ Ja shuma e frikshme që ka fituar Mourinho nga ndërprerjet e kontratave…

Ditën e sotme, skuadra e Totenhemit zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit portugez, Zhoze Murinjo pas dy viteve në stolin e londinezëve.

Rezultatet e dobëta dhe mosarritja e objektivave ishin arsye kryesore që çuan në pushimin nga puna të Murinjos. Në qoftë se shikon historinë e shkarkimeve të “Special one” në karrierën e tij, rezulton se portugezi ka fituar në total një shumë prej 93 milion paundësh nga prishjet e parakohshme të kontratës.

Kur u shkarkua nga stoli i Çelsit në vitin 2007 për të ardhur tek Interi, londinezët i detyroheshin Murinjos një shumë prej 18 milion paundësh. Shkarkimi në vitin 2012 nga stoli i Real Madridit i kushtoi madrilenëve 17 milion paund, në vitin 2015 u pagua 12.5 milion paund përsëri pas shkarkimit të tij në krye të Çelsit, në vitin 2019 zëvendësimi i tij me teknikun Solskajer i kushtoi Junajtid 15 milion paund.

Totenhemi është detyruar t’i paguajë portugezit shumë prej 30 milion paundësh pasi kontrata ndërmjet portugezit dhe klubit përfundonte në vitin 2023. Shifra të frikshme këto në të cilat nuk është llogaritur rroga e përfituar nga Murinjo, por vetëm detyrimet e klubeve të cilat kanë prishur kontratën teknikun portugez.

Related posts

DOPIETË DHE PËRMBYSJE/ Mbappe regjistron statistika të “çmendura” tek PSG

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet akordi! Çelsi shitet 5 miliardë euro te grupi amerikan

F.autor

BARCELONA-ATHLETIC BILBAO/ Pas një aksioni model, sulmuesi Griezmann ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment