Futboll Seria A Sport

MBI ÇËSHTJEN E PËRFORCIMEVE TEK MILAN/ Drejtori i “Kuqezinjve”: Vetëm Ibra ka rinovuar, me të tjerët jemi në…

Frederik Masara, në cilësinë e drejtorit sportiv të Milanit, ka komentuar çështjen e përforcimeve, me një këndvështrim të përqendruar te kontratat e disa lojtarëve.

“Për Ibrën ne kemi besim se do të jemi në gjendje të përcaktojmë një marrëveshje me të në një të ardhme të afërt, për të tjerët nuk ka asnjë lajm. Ne si drejtues jemi të qetë sepse pronarët kanë bërë pjesën e tyre dhe besojmë se ata mund të na çojnë në një rezultat të mirë për marrëveshjet”, deklaroi ai. Rikthimi i Manxukuçit në fushë ka qenë një tjetër temë e fjalës së Masarës, sidomos heqja dorë nga rroga e marsit nga ana e kroatit. ”

Ai i Manxut ishte një gjest i rrallë nga një lojtar që ka treguar vlera etike. Atij i vjen keq që nuk ka qenë në gjendje të japë kontributin e tij në fushë, ndaj uroj që në 7 ndeshjet e fundit do të ketë mundësinë ta provojë forcën e tij. Sot (dje) ishte vendimtar, por ne duam të fitojmë përsëri në shtëpi. Duam të gjejmë një ecuri në ‘San Siro’ që të jetë e ngjashme me ecurinë që kemi pasur në transferta”, përfundoi Masara.

 

Related posts

Sukaj vë në presion Ernest Gjokën, zbulohet gjithçka pas dëmtimit…

Sadik.Autor

NUK NJE HUMBJE NË 33 NDESHJE/ Skuadra e njohur angleze piketon një femër si trajnere

Delo.autor

E BUJSHME/ Guardiola gjen në Francë zëvendësuesin e Fernandinhos, kushton…

Isa.Autor

Leave a Comment