Futboll La Liga Sport

PO BËHET VIRALE/ Gafa me VAR-in, Xavi tërbohet dhe nuk e mban vendi. Gjyqtarët nuk dinë rregullat (VIDEO)

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në ndeshjen mes Al Sad ku është trajner Ksavi Hernandez dhe skuadrës së Al Nasr, e vlefshme për Ligën e Kampioneve në Azi.

Kjo ishte një sfidë e veçantë, për shkak se të dyja skuadrat po luftonin vendin e parë në grup, që në fund u mor nga Al Nasr, pasi triumfoi 2-1. Megjithatë skuadra e Kasavit i kishte mundësitë të barazonte rezultatin në minutën e 89’, por një gabim i arbitrit anësor nuk ia lejoi këtë.

Nam Tae-Hi pas një pasimi perfekt nga mesfusha, shfaqet I vetëm me portierin, por loja ndalohet për pozicion jashtë loje. Pas pamjeve duke se arbitrat kanë gabuar, por më i rëndë është gabimi sepse nuk kanë respektuar rregulloren. Duke ditur se në Ligën e kampioneve në Azi, përdoret VAR-I, arbitri duhet ta kishte lënë aksionin dhe më pas ta kontrollonte me VAR nëse goli ishte I rregullt apo jo.

Kjo bëri që trajneri Ksavi të tërbohej me vendimin e arbitrave, teksa më pas u ndëshkua edhe me të kuq.

Related posts

Shpresë e madhe për Skënderbeun, lojtari fiton ndaj KAS dhe FIFA-s

Sadik.Autor

ZYRTARE/ “Udhëtim që përfundon”, kampioni i Europës i jep lamtumirën futbollit të luajtur

F.autor

DOPIO HEBAJ/ Shkodrani vendos diktatin në derbi dhe fundos TIRANËN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment