Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN E KUVAJTIT/ Kontroll i shkëlqyer dhe gjuajtje perfekte, shikoni SUPER GOLIN e Solomon (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilius Solomon, pas shumë peripetsirash, arriti të transferohej në kampionatin e Kuvajtit, teksa iu bashkua skuadrës së Al Qadsias.

Aventura e 25-vjeçarit nigerian, duket se ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa sulmuesi arriti të gjente rrugën e rrjetës në derbin e zhvilluar dje ndaj Al Arabit, që përfundoi me rezultatin 3-3, duke shmangur humbjen në minutën e 85-të. Pasi merr një top nga e majta, Solomon bëmë një kontroll shumë të mirë, teksa më pas e gjuan direkt me të majtën, me topin që fillimisht përplaset në shtyllë dhe shkon në rrjetë.

Në këtë përballje u aktivizua titullar edhe futbollisti i Kombëtares, Lorenc Trashi, i cili është shok skuadre me Solomonin. Me barazimin e arritur sot, skuadra e Al Qadsias, mban vendin e dytë me 26 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Al Arabit.

VIDEO

Related posts

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Reja: Tifozë të tillë rrallë i gjen në Europë, Luajtëm si të barabartë…

Delo.autor

Hazard s’mjafton/ Liverpool shpëton në fund falë GOLIT UNIKAL të…(VIDEO)

Isa.Autor

NDESHJA TESTUESE/ Nis sfida mes Vllaznisë dhe Apolonisë

Delo.autor

Leave a Comment