Bundesliga Futboll Sport

Rummenige i prish planet Real Madridit përpara finales kundër Liverpool

Shefi ekzekutiv i Bayern Munchen Karl-Heniz Rummenigge ka hedhur poshtë sërish me forcë zërat se klubit i tij dhe ai i Real Madridit kanë nisur bisedimet për shitjen e Robert Lewandowski. Ylli polak ndiqet prej kohësh nga “Galaktikët” të cilët në muajt e fundit kanë shprehur dëshirën për ta transferuar atë në “Bernabeu”. Madje më përpara është spekuluar se herë-herë forma jo e mirë e yllit të bavarezëve në fushë vinte si pasojë e presionit të tij për t’u larguar në Madrid.

Futbollisti 29 vjeçar ka kontratë me Bayern deri në vitin 2021, por klubi madrilen është gati që të shpenzojë për ta pasur. Por Rummenigge këmbëngul se polaku është totalisht i dedikuar te skuadra e tij aktuale.

“Robert është plotësisht besnik karshi nesh. Ai që përhap të tilla lajme se do të largohet flet kot. Nuk e kuptojmë nga dalin. Por kjo nuk ka rëndësi”, deklaroi drejtuesi i bavarezëve për “Munchner Merkur”.

Lewandowski la shkuar në kuotën e 40 golave për Bayern në sezonin tretë radhazi dhe është një nga më të kërkuarit në këtë merkato verore. Edhe pse Rummenigge e pranoi se ai u takua me drejtuesit madrilenë, theksoi se nuk u fol fare për një transferim të mundshëm të Lewandowski-t.

“U ula me drejtuesit madrilenë për të ngrenë një drekë. Nuk u fol fare për kalimin e Lewandowski-t. Për mua kjo çështje është e thjeshtë dhe e shikoj me qetësi. Ne kemi kontratë për të respektuar”, përfundoi shefi ekzekutiv i gjigantëve gjermanë.

Related posts

NUK E NIS MIRË AVENTURËN E TIJ TEK PSG/ Trajneri Pochettino shet sulmuesin Icardi, gjen zëvendësuesin e tij tek…

Delo.autor

Të dy i quajnë KASAPË/ Ish-lojtari i INTERIT gjen “idhullin”: Dua të kopjoj RAMOSIN

Isa.Autor

PAS DËNIMIT PËR FALSIFIKIM PASAPORTE/ Telashet nuk mbarojnë, Ronaldinho sërish pas hekurave. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment