Futboll Sport

PRITET TË LUHET FINALJA E KUPËS NË FUNDJAVË/ Tifozët holandez japin shfaqjen spektakolare për ekipin e Brojës

Skuadra holandeze e Viteshes, ku aktivizohet dhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, po zhvillon një sezon mjaft të mirë, teksa ndodhet në vendin e 4-ët në kampionat dhe kanë siguruar finalen e Kupës së Holandës ku do të përballen me Ajaksin.

Finalja e kupës do të luhet ditën e diele pa praninë e tifozëve, teksa këta të fundit kanë menduar një ide gjeniale për të mbështetur ekipin e tyre, duke dhënë një spektakël fishekzjarrësh në urën e qytetit të tyre.

Pamjet e mahnitshme kanë bërë xhiron e botës, teksa të dielën Broja me shokë do të mundohen të bëjnë më të mirën kundër Ajaksit, e cila këtë vit me shumë siguri do të shpallet dhe kampione e Holandës pasi ndodhet në vendin e parë në kampionat me 11 pikë diferencë nga ndjekësit.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Tek Kukësi tentuan përleshjen me arbitrin, ja çfarë ndodhi në “Elbasan Arena”…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ankth për Mbappe, i nënshtrohet testit të epidemisë

Delo.autor

ZYRTARE/ Interi konfirmon largimin e Inzagit: Ishte vendim i përbashkët, është si Trapatoni e Murinjo

F.autor

Leave a Comment