Futboll Premier League Sport

“PROFECIA KLOPP”/ Ja çfarë thoshte tekniku gjerman në vitin 2019 për krijimin e Super ligës…

Zyrtarizimi  Super ligës europiane nga 12 skuadrat prestigjioze të kontinentit ka bërë bujë të madhe aq sa është bërë dhe kryefjala e çdo media botërore.

Një ndër ekipet që i është bashkuar ligës së re është dhe Liverpuli, teksa ditën  e sotme ka dalë në rrjetet sociale një deklaratë e trajnerit Jurgen Klop e bërë në vitin 2019 e cila ka ngjallur shumë interes, deklaratë ku tekniku gjerman shprehej se ishte kundër formimit të Superligës pasi ajo vërtet mund të sillte fitime të shumta, por mund të zbehte aspektin konkurrues të ekipeve.

“Shpresoj që Superliga të mos ndodhë kurrë. Me mënyrën se si po zhvillohet Liga e Kampionëve, futbolli ka një produkt të shkëlqyeshëm, madje edhe me Ligën e Evropës. Për mua, Champions-i është Super Ligë, në të cilën jo gjithmonë përfundon duke luajtur kundër të njëjtave skuadra.

Sigurisht, është financiarisht e rëndësishme, por pse duhet të krijojmë një sistem ku Liverpuli të përballet me Real Madrid për 10 vjet rresht? Kush dëshiron ta shohë atë çdo vit?”, shprehej tekniku gjerman në vitin 2019.

Related posts

ANGLI-SHQIPËRI/ Ceremoni dhe lule në fushë, ja pse ndeshja nisi me 1 minutë heshtje

Delo.autor

E BUJSHME/ Maldini bën tifozët të ëndërrojnë, Milani nis tratativën për yllin e Sitit

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ NAPOLIT/ “Shpërthen” Pirlo: Humbëm për një penallti të dyshimtë. Po të na e kishin dhënë ne…

Delo.autor

Leave a Comment