Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Paraqitje pozitive e lojtarëve shqiptarë në Europë, ja si janë vlerësuar… (FOTO)

Fundjava që lamë pas ishte pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Në bazë të vlerësimeve të faqjes së specializuar të statistikave, “Sofa Score” futbollisti i cili është vlerësuar me notën maksimale me 8,3 ishte Nedim Bajrami i cili së fundmi ka marrë pasaportën shqiptare për tu aktivizuar me Kombëtaren tonë. Mesfushori 22-vjeçar në sfidën ku Empoli i tij ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Breshias, Bajrami ka realizar golin e dytë të takimit në minutën e 17′.

I dyti është vlerësuar Loret Sadiku i cili në sfidën e përfunduar 2-2 ndaj Gaziantep në Superligën turke është aktivizuar përgjatë gjithë 90 minutëshit dhe është vlerësuar me notën 7,6.

I treti është Qazim Laçi i cili ka realizuar një gol në sfidë ndaj Nio në Ligën e 2 franceze dhe është vlerësuar me notën 7,6.

I katërti është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli i cili ka shënuar golin e tij të parë në Serinë A me fanellën e Specias ndaj Bolonjës e cila përfundoi me fitoren 4-1 të emilianëve, sakaq Ismajli është vlerësuar me notën 7,3.

I pesti që mbyll këtë klasifikim është portieri Elhan Kastrati i cili ka ruajtur portën e paprekur ndaj Kievos ku Çitadela e tij ka triumfuar minimalisht në shtëpi me rezultatin 1-0.

VLERËSIMI I “SOFA SCORE”:

Related posts

BËN PARASHIKIMIN/ Superkompjuteri nxjerr fituesin e Premier, ja ku renditet Southamptoni i Brojës (FOTO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Tottenham mposhtet nga modestët e Belgjikës. Leicester merr 3 pikët në Greqi

Delo.autor

Gullit mbron Conten/ Nëse fiton diçka, atëherë je në rrezik te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment