I pakategorizuar

RASTE TË DYSHIMTA/ Mungon një karton i kuq dhe dy penallti, shikoni moviolën e Kukësi-Teuta (VIDEO)

Dy penallti të mohuara dhe një karton i kuq i padhënë. Ky është bilanci i gjykimit të djeshëm në Kukësi-Teuta 0-2.

Pamjet filmike “ngelin në klasë” arbitrin kryesor Erjon Bastari, i cili nisi të gabonte që në minutën e 37-të, kur Asion Daja bëri një ndërhyrje horror ndaj Agim Ibraimit. Bastari u mjaftua me një karton të verdhë ndaj mesfushorit të Teutës, por intensiteti i ndërhyrjes ishte në limitin e një të kuqi, por mesfushori i Teutës u fal.

Ndërsa në minutën e 78-të, Gruda i durrsakëve dribloi në zonë Kotobellin, por ky i fundit e pengoi. Bastari vijoi lojën, por kemi të bëjmë me penallti të padhënë për Teutën.

Ndërsa në minutën e 81-të mungon një 11-metërsh për Kukësin, teksa Hoxha ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kotobellit.

VIDEO

Related posts

TRAGJEDIA NUK NDALET/ Jo vetëm babai, vdes tjetër njeri i dashur i Emiliano Salas

Delo.autor

MOVIOLA/ Çesare flet për rastin e dyshimtë: Penallti e pastër për INTERIN, si nuk ndërhyri VAR?

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Elvis PRENÇI: E ardhmja ime tek ekipi RUMUN. Në Shqipëri mungojnë terrenet SPORTIVE dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment